TIRANE - Deputeti socialist Ditmir Bushati ka vendosur të trokasë në shtëpinë e çdo qytetari në Tiranë për ta njohur nga afër dhe mësuar problemet. Në këtë nismë ai është mbështetur edhe nga Saimir Tahiri, i cili e ka publikuar iniciativën e Bushatit në Fb.
Tahiri shkruan: "Çdo qytetar ka një problem, çdo qytetar kërkon një mbështetje! Tani më tepër se kurrë duhet të trokasim në derën e çdo qytetari për t'i dëgjuar. Kjo ka qënë nisma që ka ndërmarrë kandidati për deputet në njësinë bashkiake nr 1 - Tiranë, zoti Ditmir Bushati. Kjo nismë nuk është fushatë elektorale, por fushatë për të njohur më nga afër çdo problem të qytetarëve. Do të falenderojmë çdokënd që na hap një derë dhe dyfish do të falenderojmë këdo që na beson hallin e tij. Ne nuk premtojmë zgjidhje, por premtojmë mbështetje."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com