Ministri i për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh gjatë një konference për shtyp pas vendimit të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019, se kjo është një përgjigje pozitive për anëtarësimin në bllokun europian.
Kryediplomati theksoi gjithashtu se do punohet për qershorin e vitit të ardhshëm i cili duhet ta gjejë Shqipërinë në një pozicion sa më solid për plotësimin e detyrimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Këshilli i kërkoi Komisionit Evropian që të fillojë pa humbur kohë procesin përgatitor me Shqipërinë duke qenë se ka skicuar qartë rrugën për bisedimet për anëtarësim. Gjithashtu ka përcaktuar një afat kohor, qershorin e 2019 për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Është një praktikë e njohur për BE, i cili edhe në rastin e Serbisë, edhe në rastin e Malit të Zi ka përcaktuar një afat kohor, ku ndodhi puna përgatitore.
Komisioneri Johannes Hahn është shprehur shumë qartë sot. Presidenca e BE në mbështetje të këtij procesi dhe ne besojmë se tanimë Shqipëria është në rrugën e pakthyeshme në procesin e integrimit në BE.
Diskutimet e sotme dëshmuan një gjë që kemi kohë që e themi; kursi i reformave që ka ndërmarrë Shqipëria sidomos nga momenti i marrjes së statusit kandidat është një kurs reformat impresionues, i cili duhet të thellohet më tej në ditët dhe muajt në vijim. Do të ulemi me KE pa humbur kohë në mënyrë që qershori i vitit të ardhshëm ta gjejë Shqipërinë në një proces sa më solid.
Sot gjithashtu ishte një ditë e rëndësishme edhe për vet projektin evropian. 72 orët e fundit kanë qenë orë të vështira ku na është dashur të komunikojmë me të gjitha nivelet vendimmarrëse për të komunikuar me detaje procesin e reformave.
Për fat të keq, këto ditë një pjesë e mirë e politikës shqiptare, e medias kishin vendosur 28 qershorin si ditën e bastit apo larjes së hesapeve me qeverinë dhe Edi Ramën a thua se procesi i integrimit ka lidhje me fatin e një qeverie. Ky është një proces që ka lidhje me fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Më vjen mirë që basti i këtyre spekulantëve nuk i përmbush sot. Sot nuk është një ditë e gëzuar vetëm për qeverinë, por është një ditë e gëzuar për gjithë popullin shqiptar. Shpresoj që askush pavarësisht bastit të gabuar që kish vënë nuk duhet të ndihet i përjashtuar.
Vendimi i BE është i njëjtë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Në të dyja rastet përcaktohet qershori i 2019-s, hapja e bisedimeve për anëtarësim. Kjo periudhë kohë konsiderohet si një mundësi për të përmbyllur gjithë procesin përgatitor.
Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm
KALIMERA QIRJO BUSHATI
PërgjigjuKjo tregon se fjalt e shumta jane fukarallek thojne Shkodrant.Puna eshte nder hajnija jetese.Ju jeni hajduta dhe po jetoni si mos me mire.
PërgjigjuUne them tu presim ti bejme embargo hollandes
PërgjigjuPartia na ka mesuar te jemi krenare edhe ta kthejme deshtimin ne force
PërgjigjuKESAJ i thon, te dh*er, por me nder ama..
PërgjigjuHipokrizia arrin kulmin . Or dhale e kupton qe kjo shtyrje e pricesit te bwgocuatave dshte produkt i punes tuaj te dobet ne lobim . Jep doreheqe dhe liroji vendin te tjereve . Je out side si minister i jashtem
Përgjigju