Bushati: Zgjerimi i BE, instrument
gjeopolitik thelbësor për zhvillimin

Bushati: Zgjerimi i BE, instrument<br />gjeopolitik thelbësor për zhvillimin
“Zgjerimi i BE-së mbetet një instrument gjeopolitik thelbësor për stabilizimin dhe zhvillimin ekonomik në hapësirën e Evropës Adriatike”. Ky ishte mesazhi që nënvizoi Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në Samitin e tretë BE-Evropë Juglindore, që u zhvillua në Split të Kroacisë.

Në takimin e këtij viti, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme kroate dhe revista ‘The Economist’, morën pjesë Ministra të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të BE-së, të autoriteteve bankare evropiane, si dhe përfaqësues të agjencive zhvillimore. Ky takim kishte në fokus integrimin politik, ekonomik dhe tregtar të Evropës Juglindore.

Ministri Bushati mori pjesë në panelin e Ministrave të Jashtëm, i cili kishte fokus integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, si element katalizator i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

ditmir bushati

Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati u shpreh se, “Parë nga këndvështrimi i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian mbetet një pol tërheqës dhe emancipues, përtej krizave që e rrethojnë në lindje dhe në jug”.

“Në këtë kontekst, zgjerimi i BE-së mbetet një instrument gjeopolitik thelbësor për stabilizimin dhe zhvillimin ekonomik në hapësirën e Evropës Adriatike. Bashkimi Evropian, nga pikëpamja e sigurisë, duhet të përforcojë krahun e tij juglindor, nga i cili kalojnë rrugë të rëndësishme energjetike, të domosdoshme për diversifikimin e burimeve”, theksoi Ministri Bushati.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes