Bushi do fitore me Sllovakinë:
Keqkuptim me Manajn

Bushi do fitore me Sllovakinë:<br />Keqkuptim me Manajn<br>
Ekipi kombëtar U-21 i Shqipërisë do të ketë dy ndeshje mjaft delikate, pasi do të luajë ndaj Sllovakisë dy herë brenda 4 ditëve, dy ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2019. Trajneri Alban Bushi pasi ka shpallur listën e futbollistëve për këto 2 ndeshje, ka komentuar rëndësinë e tyre, por së pari, kërkon fitoren në sfidën e shtëpisë.

“Kemi disa mungesa pasi nuk kam 8 futbollistë për takimet e radhës. Selmani mund të jetë i dëmtuar dhe 2 lojtarë që ikën te Kombëtarja A, që gjithsej bëjnë 8 lojtarë të rëndësishëm për ne. Ndeshja me Sllovakinë do jetë shumë e rëndësishme për ne. Sllovakia ka një ekip të mirë dhe futbollit nuk i dihet, por besojmë se do fitojmë. Na penalizon mungesa e minutazhit të plotë dhe shpresoj që në sezonin e ardhshëm të gjejnë më shumë minuta” – tha Bushi.

Trajneri Bushi ka folur edhe për lëvizjen e futbollistëve drejt ekipit A duke bashkëpunuar me Panuçin, apo rikthimin e Manajt te Shpresa.

“Për Ramadanin kemi folur me Panucin dhe e dija, ndërkohë qe Abazajn pardje ka vendosur ta marr. Me vjen keq sepse çdo trajner do të ketë lojtarë, por kur forcohet ekipi A, kjo gjë është pozitive. Manaj është lojtar me peshë të madhe dhe ka pasur disa arsye që nuk është grumbulluar.

Nuk ka asgjë të vërtetë për Manajn, pasi ka shkuar ftesa nga U-21 dhe jo nga Kombëtarja A. Selmani apo edhe Manaj janë të gatshëm për kombëtaren A. 
Unë nuk kam asnjë presion sa i përket talenteve nga Kosova dhe para pak ditësh isha në një tur në Europë dhe takova disa lojtarë nga Kosova. Ata po bëjnë pasaportat për të luajtur me Shqipërinë dhe e kanë në dorë vetë per të zgjedhur.”

Kombëtarja U-21 do të luajë takimin e parë më 23 mars në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa 4 ditë më pas do të luhet në Sllovaki.
"Shqipëria renditet e katërta në grup, por ka shpresa për vendin e dytë, që të çon në “play-off” – tha tekniku.

e.gj/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën