Bushi për A1 Report: Ishte tragjedi!
Pesë lojtarë, unë e stafi me fraktura!

Bushi për A1 Report: Ishte tragjedi!<br />Pesë lojtarë, unë e stafi me fraktura!
BEOGRAD - Ish-bomberi i Kombëtares shqiptare, aktualisht menaxheri i Kombëtares sonë, Alban Bushi, në një lidhje telefonike për televizionin A1 Report  e cilësoi këtë që ndodhi në Beograd si një tragjedi, ndërsa theksoi se 5 lojtarë të kombëtares, ai vetë dhe disa pjestarë të ekipit kanë marrë fraktura të lehta pas dhunës.

Bushi bën të ditur se kombëtarja pas rreth 2 ore të qetësimit të situatës kanë arritur që të dalin nga stadiumi “Partizan”, duke iu drejtuar aeroportit për mbërritjen e tyre në Tiranë.

“Momentalisht ndodhemi në autobus dhe po shoqërohemi nga policët për në aeroport. Sa kemi lënë stadiumin e Beogradit. Kanë fraktura dhe dëmtime të lehta, por që duhen pasur në konsideratë. Janë 5 lojtarë unë dhe disa pjestarë të stafit që jemi me dëmtime. Nuk jam as unë shumë i qartë me atë se çfarë ndodhi, jam shumë i stresuar, ajo ishte një tragjedi. Nuk e kuptoj si ndodhi e gjithë ngjarja, na pritën shumë mirë, por flamurin me telekomandë nuk e priste askush.” shprehet Bushi

Menaxheri i Kombëtare, shpjegon se si nisi incidenti, duke nënvizuar se gjatë ndeshjes, ishin hedhur gurë në drejtim të stolit të kombëtares dhe se për këtë ishte njoftuar edhe gjyqtari i katërt.

Pas trazirave, Bushi tha se drejtuesit e ekipit tonë nuk kanë pranuar të futen në fushë, duke nënvizuar se nuk iu interesojnë pikët por shëndeti i futbollistëve.

“Ishte diçka absurde, në momentin që po luhej ndeshja janë lëshuar 4-5 gurë, dhe e kam njoftuar arbitrin e katërt. Dhe në momentin që ndodhi ngjarja na njoftuan të futemi në dhomat e zhveshjes. Arbitri tha se ndeshja edhe mund të vazhdojë, por ne i thamë që nuk i duam pikët, por shëndetin e lojtarëve dhe në të tilla kushte nuk mund ta vazhdojmë këtë ndeshje. E gjitha kjo që ndodhi ishte diçka absurde.” tha Bushi

Sa i përket pyetjes se nëse ka informacione se kush mund ta ketë hedhur dronin e telekomanduar me flamurin tonë kombëtar, Bushi thekson se nuk ka të tilla informacione.

“Nuk kemi informacion se kush e ka lëshuar, atë mund ta dijë vetëm kush e ka lëshuar. Sapo mbërritëm në aeroportin e Beogradit dhe për dy orë do të jemi në Tiranë.” bën të ditur menaxheri i ekipit kuqezi

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji