Busti i Hasan Prishtinës në Kukës, stërnipi: Duhet që eshtrat e tij të vendosen në një ‘panteon’, së bashku me figura të tjera të kombit shqiptar

Fondacioni “Hasan Prishtina” bashkë me Bashkinë Kukës këto ditë organizon inaugurimin e bustit të heroit kombëtar Hasan Prishtina, kryeminstri i tetë i shtetit shqiptar. Stërnipi i Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina njëherish drejtor i fondacionit tha se vendosja në Kukës e bustit të Hasan Prishtinës është një moment I jashtëzakonshëm.

Ndërkohë eshtrat e Hasan Prishtinës prehen në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Kukësit. Vite më parë Kosova kërkoi nga Tirana zyrtare kthimin e eshtrave të Hasan Prishtinës dhe të prehen pranë Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit.

Por stërnipi I heroit kombetar shprehet se eshtrat e Hasan Prishtinës bashkë me të patriotëve të tjerë duhen të vendosen në një panteon (Ndërtesë madhështore ku ruhen eshtrat e njerëzve më të shquar të një kombi) që i mungon kombit shqiptar që sipas tij mund të ndërtohet në Prizren në qytetin e Lidhjes Shqiptare.

“Ne na mungojnë varrezat e panteonëve. Kërkesa ime ka qenë që eshtrat e Hasan Prishtinës duhet të varrosen së bashku me figura të tjera të shquara. Derisa kjo të ideohet jemi të mendimit që Hasan Prishtina të pushojë në Kukës. E kemi hedhur si ide, edhe Prizreni është një vend ideal ku Shqipëria dhe Kosova të mendojnë se ku duhet të jenë varrezat e Panteonëve”- u shpreh ai.

Që nga viti 1977 me një vendim të qeverisë së Shqipërisë, eshtrat e tij, u sollën nga Selaniku në Kukës dhe aktualisht qëndrojnë në varrezat e dëshmorëve.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj