Busti i Nënës Terezë u rrëzua
për shkak të bulonave të këqija

Busti i Nënës Terezë u rrëzua<br />për shkak të bulonave të këqija
MITROVICE - Policia e Kosovës më në fund ka bërë të ditur arsyen pse është rrëzuar busti i Nënës Terezë në Mitrovicë, natën e 19 janarit të këtij viti.
 
Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka bërë të ditur se është konstatuar që busti i humanistes është rrëzuar si pasojë e shkaqeve teknike.
 
“Eksperti i ndërtimit i cili është angazhuar për ta konstatuar shkakun e rrëzimit të bustit të Nënës Terezë, ka ardhur në përfundim se kjo ka ardhur si pasojë e defekteve teknike, përkatësisht bulonave të këqinj”, ka thënë Zahiti.
 
Përfundimisht është eliminuar dyshimi, se rrëzimi ka ardhur si pasojë e faktorit njeri.
 
Në ditën kur u gjet përtokë busti i “Nënës Terezë”, pati shumë spekulime. Dikush tha se ai u rrënua nga njerëz që nuk e duan fenë islame dhe katolike.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj