Këngëtari Butrint Imeri ka mbajtur një koncert me rastin e Pavarësisë së Kosovës në Brescia të Italisë.
Por Butrinti kohëve të fundit është kthyer në një prej personazheve më të përfolur ditëve të fundit në media, kjo pasi ish-e dashura e tij Kiara Tito është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania dhe ka krijuar një lidhje dashurie me këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjatë koncertit i ka ndodhur diçka e papritur, pasi fansat i kanë bërë reagime mjaft provokuese këngëtarit.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihet një moment kur publiku therrët një zëri emrin e Luizit.
Në fillim të BBVA, këngëtari Imeri shprehur publikisht mbështetjen për Kiarën duke publikuar në InstaStory një fotografi të saj, shoqëruar me një emoji në formë kurore.
Komente


luiz ejlle eshte mret meriton dashurine e te gjitheve.
Përgjigju