"Butrinti", Kumbaro: Nuk është
detyrim konsultimi me UNESCO
![](https://shqiptarja.com/foto/310351.jpg)
detyrim konsultimi me UNESCO
">
Deputeti i PS, Alket Hyseni thirri në interpelancë ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për ndërtimin në parkun e Butrintit. Hyseni kërkoi sqarime për ndërtimin në Butrint, projektin dhe konsultimet, ndërsa shtoi se duhet një plan i qartë menaxhimi, pasi ka rezerva, edhe për aspektin e elementëve korruptiv.
‘Kur janë bërë konsultimet dhe kush janë garancitë? Ka rezerva për menaxhimin e parkut të Butrintit. Zbarkimet e turistëve të huaj janë katërfishuar, ndërsa të ardhurat janë dyfishuar. Mendoj se ka rezerva edhe për aspektin e elementëve korruptiv” deklaroi Hyseni.
Ministrja theksoi se nuk është i detyrueshëm konsultimi për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur bëhet fjalë për ndërhyrje të mëdha, ndërsa theksoi se kishte marrë garanci nga subjekti privat.
Ministrja deklaroi se buxheti i shtetit nuk ka financime të mjaftueshme prandaj ka partneritet publik-privat në investimet që po bëhen. “Nuk është i detyrueshëm konsultimi me UNESCO për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur behet fjalë për ndërhyrje të mëdha. Me subjektin që bën ndëryrje kemi pasur konsultim dy vjet rresht dhe i ka pranuar te gjitha kushtet tona
Dua të sqaroj që zhvillimi i cfarë do lloj projekti i ri bëhet brenda një plani menaxhimi. Parku i Butrintit nuk është vetëm arkeologjik, por edhe natyror.
Në bashkëpunime me UNESCO do të bëjmë planin për ligjin trashëgiminë dhe më pas plani i menaxhimit. Përsa i përket investimeve, jam dakord që duhet të rentabilizojmë të gjitha burimet. Asnjë investim nga taksa paguesit shqiptar, por investime nga burime të treta” deklaroi ministrja.
Punimet në parkun Arkeologjik të Butrintit janë pezulluar pas presionit të medias.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18