Festivali ndërkombëtar i Butrintit ka ngritur dje siparin pas dy vitesh mungesë. Në skenën e lashtë të Butrintit,   është performuar  shfaqja “Spiunazh në Epokën e Gurit” e Teatri Shtetëror i Satirës “ALEKO KOSTANDINOV” me regji të  Pllamen Markov. Të premten është  19 Korrik në orën  21.30  Teatri TRIBUEÑE nga  Madridi performon “Shtëpia e Bernarda Alba” nga regjisorët Irina Kouberskaya dhe Hugo Pérez.

Në 20 korrik kompania teatrore Lit Moon Santa Barbara shfaq “Shtërngata” nga Ëilliam Shakespeare dhe me regji të  John Blondell ndërsa të dielën  ne mbrëmje shfaqet “Pranverë.Verë.Vjeshtë.

Dimër dhe….“ nga Akademia e Teatrit të Muzikës dhe Plastikës “ PYXY” Krivoj Rog, Ukrainë. Dita e fundit e zhvendos skenën në shëtitoren kryesore të qytetit të Sarandës ku  Teatri Silence nga Bergamo e Italisë shfaq  “Si Engjëjt në Qiell” nga regjisori Luigi Pezzotti.