‘Butrinti’/ Zhupa: Nëse nuk zgjidhet nga 'Kushtetuesja’, e çojmë në SPAK! Shteti, i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të koncesionit

Deputetja demokrate, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat, ka zbuluar detaje të reja rreth shkeljeve që sipas saj qeveria po bën në dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit. Zhupa tha se shteti shqiptar nuk ka më rol parësor në këtë koncesion duke qenë i përfaqësuar vetëm nga drejtoresha e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Klesta Qirici.

Duke qenë se Elva Margariti u shkarkua nga posti i ministres së Kulturës pas krijimit të ministrisë së re, deputetja nënvizoi se shteti shqiptar ka mbetur i nënpërfaqësuar në bordin e menaxhimit të këtij koncesioni, duke mbetur vetëm me 1 përfaqësues nga 5 që ka bordi në total.

Sipas saj, diçka e tillë shkel konventën e Parisit ku theksohet se shteti duhet të ketë rol parësor në borde të tilla për dhënien me koncesion të një pasurie kombëtare.

“Duke bërë këtë gjë, gjithashtu, tregohet se shteti shqiptar është i nënpërfaqësuar dhe shkel Konventën e Parisit që thotë se duhet të ketë rol parësor, por shkel edhe atë që është logjika ekonomike. Kur shteti shqiptar fut në këtë koncesion një pasuri me vlera të jashtëzakonshme, qindra mijëra, miliona euro, si Butrinti, dhe nga ana tjetër pala private që fut 5 milionë euro ka përfaqësim më të madh se këta që fusin më shumë para, sepse fusin vetë Butrinti me gjithë arkën e Butritnit që kishte 2.1 milion dollarë dhe gjithçka që ndodhet në pasuritë e luajtshme në pasuritë e Butrintit”- tha deputetja.

Zhupa e cila bëri me dije se sot në Gjykatën Kushtetuese po mbahet një seancë e riçelur, tha se nëse ky institucion nuk do të jepte zgjidhje, atëherë çështja do të çohet në SPAK.

“Kjo është një çështje që nëse nuk merr zgjidhje nga Kushtetuesja, për shkeljet penale do të shkojë në SPAK. Unë kam vënë provë Gjykatën Kushtetuese, sepse kjo nuk është çështje politike, por një cështje e identitetit kombëtar dhe historisë së saj. Dhe nëse nuk arrin që edhe për këtë çështje, të ngrihet në nivelin e duhur, atëherë nuk ka më arsye se pse të ekzistojë Kushtetuesja në vend”- ka thënë Zhupa para gazetarëve.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë