Buxheti 2011, dyfishohet
huamarrja nga jashtë
Sipas statistikave provizore të ministrisë së Financave, gjatë 11 muajve të këtij viti nuk është arritur të mbahet ekuilibri i duhur në fushën makroekonomike, me shpenzime buxhetore që rriten 5 për qind më shpejt se rritja e të ardhurave.
TIRANE- Sipas statistikave provizore të ministrisë së Financave, gjatë 11 muajve të këtij viti nuk është arritur të mbahet ekuilibri i duhur në fushën makroekonomike, me shpenzime buxhetore që rriten 5 për qind më shpejt se rritja e të ardhurave.
Të ardhurat në arkën e shtetit kanë qenë shumë pranë nivelit të vitit 2011 në fund të nëntorit. Rritja e tyre është vetëm 0.7 për qind, ndërkohë që, për vitin e kaluar, ishte parashikuar që ato të ishin 299 miliardë lekë, ndërsa u realizuan vetëm 293.5 miliardë. Kështu, me 295.6 miliardë lekë të realizuara, hyrjet në buxhet janë më të ulëta se parashikimi i vjetshëm.
Gati të gjithë treguesit e të ardhurave paraqesin shifra të rritur në masë të barabarta apo më të ulët se niveli i inflacionit. Ky i fundit është rreth 3.5 për qind, ndëkohë që tatimi mbi vlerën e shtuar nga fundi i nëntorit 2010 në fund të 11-mujorit të sivjetshëm rritet 3.2 për qind. Hyrjet nga tatimi mbi të ardhurat personale janë rritur edhe më pak: 2.5 për qind. Rritja e akcizës duket se ka ardhur e tëra nga ndryshimi i çmimeve, ndërkohë që tatim fitimi ka sjellë një të ardhur 11 për qind më të lartë se vjet në të njejtën periudhë.
Nga organet tatimore të pushtetit vendor rritja e të ardhurave ka qenë gati 2 për qind, ndërkohë që minimale ka qenë edhe rritja e të ardhurave nga biznesi i vogël, që kanë sjellë 2.5 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë në 11-mujorin 2010.
SHPENZIMET Ndërkohë, qeveria nuk është përmbajtur për shpenzimet e bëra, pavarësisht nga angazhimi i saj për të ulur deficitin buxhetor. Rritja e shpenzimeve buxhetore në total ka qenë 5.4 për qind, ku në investime është vënë re një vëmendeje më e madhe, pasi rritja e shpenzimeve kapitale llogaritet 7 për qind. Rritja e interesave është e vogël, megjithatë shifra e paguar vetëm për interesat e borxheve të marra ka qenë e lartë. Brenda dhe jashtë vendit janë paguar 37.3 miliardë lekë, pra afro 366 milionë dollarë amerikanë, ose 266 milionë euro interesa gjatë kësaj periudhe, e njejta shifër që është paguar nga janari deri në fund të nëntorit edhe gjatë një viti më parë.
DEFICITI Në këto kushte, totali i deficitit buxhetor paraqitet i rritur afro 65 për qind nga vjet. Huamarrja brenda vendit në formën e bonove dhe obligacioneve ka kaluar nga 14.7 miliardë lekë, në 22 miliardë, me rritje gati 50 për qind. Më e madhe ka qenë rritja e huamarrjes së jashtme, që ka kaluar nga 8.4 miliardë lekë më 2011, në 16 miliardë lekë, gati dyfish.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.3%
-
Jo
21%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2742
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
Bardhi sulmon SPAK pasi hetimet zbuluan se Olsi Rama nuk ishte i përfshirë te ‘Xibraka’: Jeni kthyer në qesharakë
10 Janar, 21:23
-
Lulzim Basha i bashkohet lutjeve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos
10 Janar, 21:11
-
Itali/ Trafikonte kokainë me postë përmes rrjetit WhatsApp, 30-vjeçari shqiptari kapet dhe me drogë të fshehur në pjesët intime! 50 euro doza
10 Janar, 21:10
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12