Buxheti 2012, Basha:
Më pak fonde për administratën

Buxheti 2012, Basha:<br />Më pak fonde për administratën
TIRANË – Në vijim të konsultimeve për buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2012, kryebashkiaku Lulzim Basha është ndalur në njësinë bashkiake numër 7.
Për Bashën konsultimi është i rëndësishëm mbi të gjitha sepse, sipas tij, rrit transparencën para qytetarëve por edhe adreson sa më mirë problematikën me të cilën ndeshen qytetarët e Tiranës. Projekt -buxheti prej rreth 70 milionë dollarësh parashikon trefishim investimesh. Kryetari i Bashkisë Basha bëri të ditur se buxheti mbështet përpjekjen e Bashkisë për të kanalizuar më shumë fonde tek invetsimet dhe më pak shpenzime për administratën.
“Për herë të parë Këshillit Bashkiak do t’i paraqitet jo thjeshtë shuma, katër apo pesë programe që paraqet bashkia apo Kryetari i Bashkisë, por projektet e detajuara që ne do të financojmë gjatë vitit që vjen. Kjo është transparencë e rëndësishme sepse ju ofron të gjithëve duke nisur nga qytetarët mundësinë për të parë se ku shkojnë parat e taksapaguesve dhe si po përdoren ato. Buxheti mbështet përpjekjen tonë për të kanalizuar më shumë fonde tek invetsimet dhe më pak shpenzime për administratën”, tha kryebashkiaku..
Për njësinë bashkiake nr 7 në project-buxhetin 2012 planifikohen disa investime kapitale siç është rikostruksioni i rrugës Mic Sokoli, rikostruksioni i rrugës Preng Jakova, rikostruksioni i rrugës dytësore rikostruksioni i kopshti 17 në rrugën Myslym Shyri, çerdhja 47 në Myslym Shyri, çerdhja nr 35 në rrugën Frederik Shikora, dhe një projekt që do ta konsideroja të rëndësishëm për këtë njësi bashkiake, që është rikualifikimi urban i bllokut tek Dogana.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit

'Kam një foto ku pistoletën ia kam vënë në kokë Edi Ramës', Adriana Kalaja përfundon nën hetim për kanosje ndaj kryeministrit