TIRANE- Buxheti i Shtetit i vitit 2012 i hartuar nga qeveria "Berisha" është konsideruar si pikënisja e krizës financiare që ka kapur ekonominë e vendit. Ky përkufizim u dha sot nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, deputeti Erjon Braçe, i cili i ftuar në studion e "A1 Raport" deklaroi se kriza e sotme në buxhet e ka zanafillin që një vit më parë.

Sipas deputetit Braçe, për zbardhjen e kësaj ccështje kanë nisur auditimet dhe kontrollet e thelluara nga ana e qeverisë aktuale.

Më tej zoti Braçe tha se Komisioni i Ekonomisë do të merret gjatë me abuzimet e kryera dhe për këtë do të thirret për raportim edhe Ministri i Financave.

Nga dokumentet dhe kontrollet e deritanishme qeveria ka zbuluar edhe mashtrimet e mëdha që kompani fantazmë kanë kryer me fatura false të mallit, duke përfituar rimbursimin e TVSH-së në tatime të favorizuara edhe nga lidhjet me pushtetin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)