TIRANË - Partia Demokratike mbledh grupin parlamentar, në prag të nisjes së seancës së Kuvendit, ku do të diskutohet projekt-burxheti i vitit 2014. Kryetari i PD-së e quajti një buxhet rrënues për të gjithë shqiptarët dhe grupet e interesit.
Sipas Bashës ky buxhet godet suksesin e vogël, suksesin e mesëm dhe atë më të suksesshmin, largon investitorët dhe të papunëve i hap derën për të hyrë në ferr.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se takimet me grupet e interesit "brenda kohës së shkurtër që patën në dispozicion diktuar nga qeveria e transparencës" kishin si qëllim “të korrigjonim shpërfilljen dhe injorimin e plotë të zërit të qytetarëve në procesin e hartimit të pr/buxhetit të ri”.
Sipas kryetarit demokrat, ky është një buxhet majtist dhe i kërkujt.
"“Ky nuk është dhe nuk mund të jetë pr/buxheti i PD-së, alternative jonë është krejt tjetër me atë të të majtës. Është pr/buxhet majtis, i askujt, i godet të gjithë pa përjashtim: nga pensionisti, invalidi, pronari i një biznesi të vogël apo biznesi i madh ndihen të humbur me paketën hileqare të qeverisë. Nuk ka lidhje me favorizimin e mbi 90 % të shqitparëve. Asnjë i fituar 100 % i humbur. I vërsulet suksesit, godet suksesin e vogël, të atyre që mundët të sigurojnë një makinë, suksesin e mesëm që kanë arritur të ngrenë një shtëpi të dytë dhe suksesin e më të suksesshmëve . Duke goditur suksesin godasin lirinë dhe konkurencën.“ - tha Basha.
“Të gjithë përqafësuesit e biznesit thanë se rritja me 15 % është shprehje e një arrogance të çmendur sidomos në kushtet kur tani biznesi ka nevojë për lehtësira por jo litarin në fyt,. Taksa asgjëson cdo mundësi për vende të reja pune. Investitorë të huaj që mund të largohen apo që nuk mund të vijnë. Të papunët kategoria më e goditur, s’i siguron asnjë lehtësi dhe nuk i aplikon asnjë mundësi zhvillimi. Ky pr/buxhet ka të shkruar në ballë “Hyrjen në ferr, mos keni asnjë shpresë, ky është verdikti i rilindjes. Qeveria ka gjetur rrugën më të shkurtër të rritjes së taksës dhe akcisëz dhe ka lënë evazionin fiskal. Miq e shokët e qeverisë nuk do paguajnë fare. Refuzojmë dhe po bëjmë dhe do vazhdojmë të bëjmë çmos t’i themi jo me zërin tonë si opozitë dhe zërin e grupeve të interesit të shqiptarëve. Projekti krize me të cilën çdo shqiptar nuk fiton më shumë dhe do të shkatërrojë mijëra vende pune. Duhet ta ndalim para se të jetë tepër vonë"- tha Basha.
RAMA NUK TAKON BIZNESIN E MADH SE KA FRIKE
Basha quan spekullim dhe deklaratën e Ramës se u ka hequr frikën biznesmenëve që ata të kenë mundësi të takohen me opozitën.
“Një spekullim tipik. Ishte fyerje e turpshme për sipërmarrësit shqitparë. Të vetëdijshëm se janë forca e zhvillimit as janë të kushtëzuar as nuk kanë marrë leje aty ku nuk e konsidorojnë kohë të lumtur. Mburret se u ka hequr frikën, biznesmenët takohen me opozitën por vetë nuk i takon se ka frikë. I ka gënjyer nga A tek ZH nuk e mbron dot projektin e tij arbitrar, dhe do t’i shkojë deri në fund eksperimentin e tij katastrofik”- tha Basha.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com