TIRANË - Lulzim Basha akuzoi dje sërish buxhetin vjeotr, por në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë ku theksoi se qeveria i ka ulur ndieshëm të ardhurat për pushtetin vjetorë.

Gjatë një tryeze të organziuar nga Shoqata e Bashkive të Vendit, Lulzim Basha në cilësinë e kryetarit të kësaj shoqate, theksoi se qeveria ka gjymtuar pavarësinë e pushteit vendor duke mos u konsultuar me ta përpara hartimit të draftit vjetor.

“Edhe pse në paketën fiskale dhe projekt-buxhetin e vitit 2014 janë planifikuar ndërhyrje dhe ndryshime thelbësore, dramatike në dëm të pushtetit vendor, më saktë një gjymtim i këtij pushteti, të cilit i reduktohet si asnjëherë autonomia fiskale që është themeli edhe kushti i autonomisë vendore, qeveria nuk ka bërë asnjë konsultim me shoqatat dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor për këtë projekt-buxhet dhe paketën fiskale që e shoqëron. Këtë e kërkon në mënyrë eksplicite standardi europian i bashkëpunimit midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror”, tha Basha.

Në vijim të fjlaës së tij, kreu i Bashkisë së Tiranës pohoi gjithashtu se në buxhet janë parashikuar të ardhura të cilat janë të pa realizueshme nga ana e pushteti vendor. Si shembull ai solli të ardhurat nga renta minerare e cila ka pësuar një rritje nga buxheti i vitit 2013.

Konkretisht për vitit 2014 është parashikuar që të ardhurat nga kjo taksë të jetë 800 milion lekë, ndërsa në buxhetin e vitit 2013 është 300 milion lekë, çka sipas Bashës është e pa realizueshme. “Një tjetër veti është natyra jo realiste dhe e parealizueshme e projekt-buxhetit. Ju jap një shembull që prek jo të gjithë prej nesh por shumë prej nesh, renta minerare. Me buxhetin e paraqitur thonë se bashkitë dhe komunat do të mbledhin sivjet nga taksa minerare 800 milionë lekë, ndërkohë që e pritshmja për 2013 ishte vetëm 300 milionë lekë. Pra, këtu butaforia është e prekshme”, theksoi ai.

Basha përmendi gjithashtu disa pika të progres-raportit të vitit 2013 të BE-së për Shqipërinë ku sipas tij, këto nuk janë realizuar nga pushteti qendror. “Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj, të opinionit publik dhe të qeverisë tre mesazhe drejtpërdrejtë në rrafshin që po diskutojmë, “demokracia lokale dhe dencentralizimi fiskal duhet të nxitën”-thotë progres-raporti i Bashkimit Europian i tetorit. Projekt-buxheti i qeverisë i viti 2014 bën të kundërtën, centralizon. “Duhen përpjekje më të mëdha për të fuqizuar efektivitetin, transparencën, gjithë përfshirjen duke luftuar politizimin dhe korrupsionin”-thotë progres-raporti . Projekt-buxheti bën të kundërtën, zero gjithë përfshirje, zero transparencë, politizim i skajshëm”, pohoi Basha.

2 shoqata Bashkish në vend. Basha përfaqësues i komunave
Në takimin që zhvilloi dje Basha me kryetarët e pushtetit vendorë ra në sy mungesa e krerëve të bashkive që drejtohen nga socialistët pasi në Shqipëri janë dy shoqata të bashkive. Njëra është e së djathtës e cila drejtohet nga Lulzim Basha ku përfaqësia më e madhe e tyre përbëhet nga kryetarë të komunave dhe bashkive të vogla të vendit, ndërsa tjetra është e të majtës e cila përbëhet nga krerë të bashkvie më të mëdha të vendit si Bashkia e Durrësit, Fierit, Vlorës, Lezhës, Korçës, Elbasanit etj. Kësisoj edhe pretendimet e bëra nga shoqata që drejtohet nga Lulzim Basha përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të pushtetit lokal. Kësisj edhe në këtë pikë ndërmjet të majtës dhe të djathtës ka njër përçarje pasi akuzat e djeshme vijnë nga një pjesë e vogël e të zgjedhurve vendorë pasi ata përfaqësojnë edhe pjesën më të vogël të popullatës në vend. Rrejdhimisht duke mos pasur reagime nga ana e Shoqatës së Bashkive e cila përbëhet nga të zgjedhurit e majtë lë hije dyshimi për vërtetësinë e këtyre pretendimeve duke lënë të kuptohet se sulimi i djeshëm i bërë nga Basha ishte politik dhe jo në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Lajmi u perditesua
Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)


Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)