TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim propozon disa amendamente të reja lidhur me pr/buxhetin e vitit 2014, draft i cili do të hidhet në votim të shtunën më 28 dhjetor.
LSI propozon që të ardhurat nga rritja e akcizës për duhanin të shkojnë si fond shtesë për ministrinë e Shëndetësisë, të zgjerohet deri në 65 vjeç mosha e kategorisë që do të përfitojë falas kontrollin mjekësor, si dhe tatimi mbi të ardhurat për biznesin fason të mbetet në masën 10%, dhe jo të rritet 15 % siç propozohet nga paketa fiskale e propozuar nga qeveria. Vasili: LSI, propozon 3 amendamente për buxhetin 2014
"Pas një diskutimi të gjatë të grupit parlamentar të LSI-së, grupi ka vendosur të paraqesë dhe ka depozituar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës disa amendamente, që kanë të bëjnë në radhë të parë me disa përgjigje që shkojnë për disa kategori të gjera të shoqërisë shqiptare e ku këto reflektime në gjykimin tonë kanë një rëndësi të dorës së parë e ku reflektimi i tyre do të ishte një mesazh pozitiv lidhur me to”, tha kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili.
Grupi parlamentar i LSI-së ka propozuar që së paku 20 % e të ardhurave të realizuara nga rritja e akcizës për duhanin të kalojë si një fond shtesë në fondet e Ministrisë së Shëndetësisë.
"Rritja e kësaj akcize ka pasur një motiv themelor, unik, pikërisht mbështetjen për shëndetin publik duke e konsideruar pirjen e duhanit si një dëmtues madhor të shëndetit publik. Shtimi i këtyre fondeve në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë do të ishte shumë i rëndësishëm, jo vetëm për organizimin e fushatave të promocionit për luftën kundër duhanit, jo vetëm për të zbatuar mirë ligjin për duhanin në ambientet publike, por edhe për të reflektuar për shtesa të caktuara të barnave në mënyrë të veçantë për sëmundjet respiratore, pra të rrugëve të frymëmarrjes, që shkaktar kryesor kanë pirjen e duhanit. Duke pasur parasysh tërësinë e këtyre efekteve negative do të ishte një mesazh i drejtpërdrejtë që kjo akcizë e shtuar shkon pikërisht për atë që ka qenë edhe qëllimi i saj, influencën e saj në drejtim të përballimit të efekteve në shëndetin publik të popullatës", u shpreh Vasili.
“Një amendament tjetër i rëndësishëm, është propozimi ynë që përsa i takon biznesit fason tatimi mbi të ardhurat lidhur me këtë biznes të vazhdonte të qëndronte në masën 10% për disa arsye themelore. Së pari ky biznes ka qenë vërtetë një motor punësimi për shoqërinë shqiptare dhe ka përballuar një peshë punësimi të rëndësishme duke qenë dhe një mbështetje sociale shumë e rëndësishme për mijëra punonjës shqiptarë, të cilët punësojnë këto biznese e që vijnë nga shtresa të varfra të popullatës. Së dyti, sepse nëpërmjet biznesi ka një komunikim të rëndësishëm me biznesin ndërkombëtar, që ka gjetur partneritetin e tij në Shqipëri dhe si e tillë Shqipëri shihet qartë si një vend ku mund të transferohen biznese të huaja të rëndësishme e të funksionojnë në Shqipëri. Së treti, nuk duhet të harrojmë që nëpërmjet një tatimi të tillë për specifikën, që ka biznesi fason Shqipëria vazhdon të mbetet një vend atraktiv tërheqës për bizneset e huaja, të cilat kësisoj do të preferonin ta zhvillonin atë më mirë në Shqipëri se sa në vendet fqinje në Ballkan”, tha Petrit Vasili.
Vasili në fund të fjalës së tij tha se këto amendamente i janë paraqitur Komisionit të Ekonomisë dhe kërkohet mirëkuptim dhe reflektim për t’u diskutuar dhe votuar në seancë plenare.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com