TIRANE- Buxheti për Policinë e Shtetit në vitin 2016 do të jetë rreth 3 milionë dollarë më i ulët se i 2015-ës, ndërkohë që të njëjtin fat do të pësojë edhe buxheti bë dispozicion të Gardës së Republikës. Krahasuar me vitin 2015, buxheti për Policinë e Shtetit do të jetë reth 2% më i ulët vitin e ardhshëm: Nga 14.7 miliardë lekë që ishte këtë vit, fondi buxhetor për forcat e rendit do të ulët në 14.4 miliardë lekë. Ndërkohë që fondi për Gardën e Republikës, nga 1,288 milionë lekë në 2015, do të ulet në 1.271 milionë lekë vitin e ardshëm. Rënie e dukshme është shënuar në fondin për emergjencat civile, i cili, nga afërisht 7 milionë dollarë vitin 2015, do të ulet në afërisht 1.2 milionë dollarë vitin e ardhshëm.
/Shqiptarja.com












