TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë kërkon një fond shtesë prej 136 milionë lekësh të reja  për buxhetin e vitit 2016. Ministria e Financave i ka akorduar këtij institucioni vlerën e 1,080 mld lekëve, ndërsa Kuvendi kërkon fondin prej, 1.216 mld lekëve. Sipas një shkrese që Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla i ka dërguar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Sekretariatit për Buxhetin e Kuvendit, thuhet se 5 milionë lekë kërkohen për fondin e pagave dhe 131 milionë lekë të tjera, kërkohen për shpenzime operative.