Në fjalën e tij para anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ku po diskutohej projekt buxheti i vitit 2018, ministri Ahmetaj ka deklaruar se është parashikuar që të rriten pagat për arsimin dhe shëndetësinë.

Ndër të tjera, ministri Ahmetaj gjithashtu tha se në buxhetin për vitin 2018, është parashikuar të përfundojnë dhe punimet për ByPass-in e Fierit.

Prezantimi i buxhetit nga Ahmetaj u shoqërua me debate me përfaqësuesit e opozitës së LSI, të pranishëm në komision, pasi ata të PD u larguan më herët.

Përparim Spahiu kërkoi informacion nga ministrit të Financave lidhur me gjyqet ndërkombëtare që po humbet Shqipëria të cilat do i kushtojnë buxhetit të shtetit 2 milionë euro.

“Nëse humbasim 2 milionë euro është shifër e frikshme, ndaj duam shpjegim se çfarë po ndodh me këto gjyqe”, u shpreh Spahiu.

Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe i tha se nuk lexon gazeta ndaj duhet të bazohet në fakte kur ngre pyetje për ministrin.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com