Buxheti 2020, Denaj: Është 6.2% më i lartë se i këtij viti! PD: Propagandë

Projektbuxheti i vitit 2020 është prezantuar këtë të premte në Konferencën e Kryetarëve. Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar se buxheti i vitit 2020 do të jetë 6.2% më i lartë se buxheti i vitit 2019. Po ashtu ministrja ka theksuar se rritja ekonomike në vitin e ardhshëm do të jetë 4.1%. Ndërkohë për Partinë Demokratike ky buxhet është vetëm propagandë.

4.1% pritet të jetë rritja ekonomike e vitit të ardhshëm. Ministrja e Financave Anila Denaj teksa ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2020 në Konferencën e Kryetarëve, ka theksuar se buxheti i ardhshëm është 6.2% më i lartë se i këtij viti. Po ashtu Denaj ka pohuar se ky planifikim i buxhetit mbështet të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria.

“Rritja ekonomike parashikohet të jetë në nivelin 4.1% në vitin 2020 dhe 4.5% pёrgjatё viteve 2021-2022. Të ardhurat totale për vitin 2020 parashikohen me një rritje prej 6.2% mbi të ardhurat e pritshme të vitit 2019 ose 29.2 miliard më shumë” tha Denaj.

Ministrja Denaj ka listuar edhe disa nga sektorët që do të kenë vëmendje të shtuar në vititn 2020 dhe do të mbështeten edhe me fonde shtesë.

“Shpenzimet Buxhetore për vitin 2020 do të vijojnë të mbështesin sektorët prioritarë si: arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura.  Sa i takon arsimit ky sektor prioritar do të marrë 3.3 miliardë lekë më shumë se buxheti i vitit 2019. Shëndetësia, do të rritet në vitin 2020 me 2.75 miliardë lekë krahasuar me buxhetin e vitit 2019. Bujqësia, do të rritet në vitin 2020 me 1.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2019, ose rreth 12% buxhet i shtuar. Fushën e sigurisë kombëtare, rrisim buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes me rreth 2.8 miliardë lekë më shumë krahasuar me buxhetin e vitit 2019” u shpreh ministrja.

Ndërkohë nga ana tjetër, sipas selisë blu, ky buxhet varfëron më shumë qytetarët. Dorian Teliti Drejtor i Kabinetit të PD-së e ka konsideruar buxhetin si një propagandë nga ana e qeverisë.

“Buxheti nuk ka rritje pagash, nuk ka rritje pensionesh, nuk ka rritje të investimeve publike. Bashkë me paketën fiskale, ky është buxheti që rëndon shqiptarët me taksa të larta, me të cilat do të paguhen miqtë, klientët, financuesit dhe oligarkët e Edi Ramës. Propaganda e qeverisë me buxhetin nuk mund ta fshehë kolapsin ekonomik. Buxheti 2020 është pasqyra e paaftësisë së kësaj qeverie, e krizës ku e ka zhytur ekonominë e shumicës së familjeve dhe e mungesës së vullnetit për të punuar për qytetarët” deklaroi Teliti.

Për vitin e ardhshëm nuk pritet të ketë ndryshime madhore në sistemin e taksave, pasi vëmendja është përqendruar tek implementimi i fiskalizimit i cili synon monitorimin në kohë reale të shitjeve dhe blerjeve, si një masë për uljen e informalitet.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha