Buxheti 2020 në Korçë/ PD: Spektakël mediatik! Bashkia: Reagimi i vonuar tregon se është vetëm mllef politik

Buxheti 2020 në Korçë/ PD: Spektakël mediatik! Bashkia: Reagimi i vonuar tregon se është vetëm mllef politik

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Mirela Qeleshi,

KORÇË- Dega e Partisë Demokratike në qytetin e Korçës e ka cilësuar buxhetin e Bashkisë si një spektakël mediatik që nuk reflekton problematikat e qytetarëve. Nëpërmjet anëtares së kryesisë, Mirela Qeleshi, selia blu liston disa arsye sipas së cilëve mund të kuptohet mjaft mirë pse buxheti për vitin 2020 është një paketë fiskale e shtrenjtë për xhepat e qytetarëve, nuk sjell asgjë të re për ta dhe mbi të gjithë, nuk i jep fundd një nga problemeve më kryesore që përballet qyteti, largimi i të rinjve.

"Buxheti si nje  instrument kryesor të aksionit ekonomik të bashkise,  duhet te jete buxhet i qytetareve! Buxheti 2020, miratuar nga parlamenti lokal monist njësoj si në  vitet paraardhës, i bazuar ne nje pakete fiskale te shtrenjte per xhepat e qytetarve, nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për ta dhe taksim të rëndë për bizneset !

1. Sepse ne kete buxhet nuk orientohet  dhe sqarohet se ku  përdoren taksat e korcarve dhe  për çfarë kanë shërbyer.
2. Ne kete buxhet nuk ka asgjë te  re në frontin e investimeve serioze dhe ekonomike. 
3. Buxhet,  ku  investimet jane ne perpestim te zhdrejte me /demokraci locale sepse ndertime dhe kujdesje per rruget eshte pothuajse vetem ne qender, mgjths taxat paguhen njesoj dhe ne periferi). 
4. Buxhet qe ndeshkon qytetaret,  pasi tarifa e pastrimit eshte njesoj si per  nje k/familjar pensionist, ashtu edhe per nje k/familjar qe ka disa te punesuar.
5. Buxhet qe planifikon  edhe gjoba ne vlera te konsiderueshme! Atehere ka deshtuar sistemi ???
6. Buxhet, i cili ka planifikuar rritje te te  ardhurave nga ndertimet e reja, ne kushtet kur renia ekonomike eshte ne nivele tejet te larta! Ç’ ndodh ne kete qytet, kur ekonomia eshte ne pikiate dhe volume i ndertimeve rritet?  Ne ç ‘logjike ekonomike te con kjo anomali? 
7. Buxhet qe nuk te jep efektet e reformes administrative , sepse nr i punonjesve u trefishua.
8. Buxhet ku struktura per projekete shkon vetem ne favor te festes se birres dhe jo ne favor te autizmit, moshes se trete, invalideve, grave, jetimeve, femijeve dhe familjeve ne nevoje!
9. Buxhet i cili nuk  frenon largimin e te rinjve, megjithese ky eshte nje premtim electoral  i kryebashkiakut!
10-Nje buxhet, i cili me kredite ne banka dhe detyrimet e pashlyera shton edhe me shume hallken ne qafe te qytetarve, te cilet do t i paguajne keto detyrime",
akuzon PD-ja. 

Megjithatë, pas kësaj deklarate ka ardhur menjëherë edhe reagimi i Bashkisë, për të cilët fakti se këto akuza vijnë 1 muaj pas miratimit të buxheti, tregojnë që janë thjesht deklarata politike.

"Një muaj me vonesë nga miratimi i buxhetit 2020, Dega e PD në Korçë zgjedh të reagojë nga foltorja, ndërkohë që bashkia disa muaj para miratimit të këtij buxheti, ka konsultuar shtyllat kryesore dhe çdo zë të tij me banorët e bashkisë në qytet dhe fshatra. Qytetarët e kanë thënë fjalën e tyre në dhjetëra takime konsultuese para miratimit të këtij buxheti dhe ky reagim i PD një muaj pas miratimit të tij nuk përkthehet veçse në mllef politik. (...)Vreri dhe shpifjet e foltores të PD nuk fshijnë dot faktin e pamohueshëm që Korça prej vitesh po jeton një kohë të re. Ajo është një vend i zhvilluar me mundësi të shtuara për banorët e saj dhe destinacioni më i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj në çdo stinë. Me programin e ri të inovacionit, ajo do të jetë qyteti më atraktiv për të rinjtë të cilët energjinë dhe potencialin e tyre do ta venë në dispozicion të lokalitetit që jep vetëm mundësi. Ne jemi të vendosur për të vazhduar punën tonë për Korçën dhe çdo banor të saj", thuhet mes të tjerave në reagimin e Bashkisë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh