Buxheti 2025, Ilir Meta reagon nga burgu: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin! Pensionistët do të diskriminohen më tej

Buxheti 2025, Ilir Meta reagon nga burgu: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin! Pensionistët do të diskriminohen më tej

Ilir Meta

Kreu i PL Ilir Meta, ka reaguar nga burgu, lidhur me buxhetin e vitit 2025 të cilin e ka cilësuar si më antisociali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se as pensionistët dhe as familjet në nevojë nuk mbështeten, por diskriminohen më tej me këtë buxhet. 

“Buxheti për vitin 2025, më antisociali, që shton varfërinë dhe korrupsionin. Asnjë shtesë në fondin e pagave për politika të reja pagash. Zero fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve. Pensionistët do të diskriminohen më tej me këtë buxhet. Fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm 1.6 miliard lekë ose rritje me 0.9% të fondit total të sigurimeve shoqërore.

Kjo do të thotë se pensionet nuk do të rriten as 1% kur vetëm niveli i inflancionit i parashikuar për vitin 2025 është 3%. Jo vetëm zero rritje, por edhe ulje të fondeve të kujdesit social përfshi dhe për familjet në ndihmë ekonomike që jetojnë në varfëri të tejskashme. Nga 26,1 miliard lekë në vitin 2024, në 23,7 miliard lekë në vitin 2025.

Zero fond shtesë për kategorinë e të papunëve, ndërkohë numri i të papunëve rritet. Zero fonde për shtresat në nevojë. Pra e gjithë rritja ekonomike që është kontribut i të gjithë qytetarëve dhe taksapaguesve do të shkojë për investimet publike korruptive me kosto shumë herë mbi realen për të rritur korrupsionin', shkruan ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 12/11/2024 02:40

    Nxirr foton me rrobat e burgut o hajdut ordiner,,or palaco,,,,kur ishe ti o ndyresire sa i rrite pensionet???

    Përgjigju
  • Po mër po: 11/11/2024 18:46

    Nga burgu!? Ku e ke foton nga burgu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time