Sektori i peshkimit do të mbështetet në 2026 me 580 milionë lekë, 10.1% më shumë se një vit më parë.
Lajmin e dha vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se rritja e mbështetjes lidhet me synimin për përputhje me standardet e BE-së dhe rritje të prodhimit e eksporteve deri në vitin 2027.
Transformimi do të mbështetet përmes tregjeve funksionale, modernizimit të qendrave të rasatit, rritjes së potencialit të Butrintit, infrastrukturës portuale dhe modernizimit të flotës e akuakulturës, kapacitetet njerëzore do të garantojnë përafrimin me legjislacionin dhe kërkesat e Kapitullit 13.
Komente









