Buxheti '15, Prokuroria:Numër i lartë
dosjesh, Manja: Të rishpërndahen

Buxheti '15, Prokuroria:Numër i lartë<br />dosjesh, Manja: Të rishpërndahen
TIRANE- Në Komisionin e Ligjeve është diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2015 për Prokurorinë e Përgjithshme. Sipas përfaqësuesit të Prokurorisë së Përgjithshme në komision tha se ngarkesa për çdo prokuror sa i takon numrit të çështjeve që shqyrton çdo vit ka ardhur në rritje, ndërsa mungojnë kapacitetet e nevojshme për studimin e ngarkesës. Por sipas deputetit Ulsi Manja është e nevojshme që të ketë një rishpërndarje të numrit të dosjeve që çdo prokuror duhet të shqyrtojë.
 
“Në raport me numrin e çështjeve, cila është ngarkesa efektive e një prokurori të shkallës së parë me hetimet?”, pyeti deputeti Usli Manja.
 
“Numri i prokurorëve është 336, një prokuror shqyrton rreth 300 çështje në vit. Tendenca e punës në Prokurori është drejt rritjes ndërkohë numri i prokurorëve është në rritje. Ambientet ku punojnë këta prokurorë janë tepër të vështira”, u shpreh përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme.
 
Por sipas deputetit Ulsi Manja: “Keni raportuar 27651 çështje po ta pjesëtojmë del që 83 çështje për prokuror ose edhe 120 por jo 300. 10 deri në 15 dosje në muaj. Ajo që mund të ketë nevojë është rishpërndarja e numrit të prokurorëve”.
 
Por sipas ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, duhet të krijohen kapacitetet e nevojshme që Prokuroria dhe Gjykata të luftojë krimin.
 
“Kemi në një dekadë të njëjtin numër prokurorësh ndërkohë krimi është rritur. S’mund t’i kërkojmë Prokurorisë e Gjykatës të luftojë krimin kur s’ka kapacitete”, tha Felaj.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën