TIRANE- Partia Demokratike propozon 39 amendamente për paketën fiskale dhe pr/buxhetin 2014.  

Kryetari i PD-së duke prezantuar amendamentet thotë se i kujton qeverisë premtimet që ajo vetë i ka bërë në fushatë dhe ka fituar zgjedhjet ndërkohë që nuk i ka reflektuar në draft por i është rikthyer mashtrimeve.

Ndër 39 amendamentet është dhe heqja e tvsh për ushqimet bazë të shportës si vendosjen e kufirit për borxhin publik.

"Këto amendamente përkojnë dhe me një parim tjetër, me premtimet elektorale të Edi Ramës, premtime që e sollën atë në pushtet në zgjedhjet e 23 qershorit. Premtimet dhe mbajtja e tyre  për të cilat z.Rama nuk ka asnjë pendesë, pasi e tha edhe mbrëmë se do t’i realizojë të gjitha."- tha Basha.

AMENDAMENTET E PD
1- Heqjen e tvsh për ushqimet bazë të shportës Buxheti i qeverisë dhe paketa fiskale nuk i ka .“I ka harruar ia kujtojmë nesër me amendamentin e propozuar nga PD, i japim shansin të mos damkoset mashtrues përpara votuesve”- tha Basha.

2- PD propozon legalizimin falas për zonat informale

3- Propozon shëndetësi falas, me zero kontribute shëndetësore të paguar nga qytetarët shqiptarë. 

"Jo vetëm që nuk i ka hequr kontributet shëndetësore por i ka rritur 4 deri në 8 herë."- tha Basha

4- Amendament në buxhet përsa i përket sigurimit të vaditjes e kullimit të çdo metër katrorë toke në Shqipëri.

5- Heqjen e akcizës së naftës për fermerët së bashku me taksën e qarkullimit

6- Heqjen e TVSH së së inputeve në Bujqësi.

7-Sanksionojmë me një amendament vendosjen e kufirit për borxhin. E lamë 62 %. "Kjo qeveri po e çon në 75% të GDP, por Rama në fushatë ka thënë ndryshe.."- tha Basha.

8- Amendamentin për premtimin lapidar të Edi Ramës për faljen e gjobave nga 1 janari e deri në ditën e fundit të këtij viti.

9- Heqja e plotë e TVSH-se për energjinë elektrike për të gjithë qytetarët shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë veçanërisht familjeve në nevojë.

10- Rritjen e nivelit të të ardhurave për punonjësit me pagë deri në 300 mijë lekë të vjetra, deri në atë masë sa të paktën të ruhet fuqia blerëse e cila kërcënohet nga humbjet që do t’u vijnë si pasojë e inflacionit, rritjes së taksës së naftës, rritjes së akcizave, taksës së banesave, etj.

11- 40 mijë lekë më shumë në muaj ose  500 mijë lekë në vit për mësuesit për të kompensuar humbjen edhe më të mëdha se kjo vlerë që do të vijnë si pasojë e inflacionit, rritjes së taksës së karburantit, rritjes së akcizës së pijeve alkoolike, duhanit, mallrave të tjera, taksës së banesës, etj.

12- Mos rritjen e taksës së propozuar për banesat e ndërtuara para vitit 1993. Pra mbajtjen e saj në të njëjtin nivel që e kemi lënë ne. Këto banesa në të shumtën e rasteve zotërohen nga persona me të ardhura jo të larta.

13- Përjashtimi nga tatimi për të ardhurat për të rinjtë e sapopunësuar për 5 vitet e para, dhe për sipërmarrësit e rinj, nga mosha 18 deri në 25 vjeç.

14- Mbajtja e pandryshuar e tatim fitimit për bizneset me xhiro më të lartë se 8 milionë lekë, me qëllim që biznesi dhe tregu shqiptar të jenë sa më konkurrues brenda dhe jashtë vendit. Të gjenerojnë vende të reja pune dhe të mos humbin ato që kanë aktualisht.

15- Kthimin aty ku ishte pra në uljen 4 deri në 5 herë (sipas zonës gjeografike) të barrës së propozuar nga qeveria Rama-Meta për ambulantët anë e mbanë  Shqipërisë, kërkojmë që të qëndrojë ne nivelet që është aktualisht.

16-Pesëfishim të investimeve të shtetit për të gjithë fermerët shqiptare dhe gjithashtu kërkojmë që investimet ne infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit te jene ne masën 40 milionë dollarë (1/4 e premtimit prej 160 milionë dollarësh ne 4 vitet e qeverisjes)

17-Përjashtimin nga tatim-fitimi për industritë e reja agropërpunuese, për periudhën e 4-viteve të para të veprimtarisë së tyre, me qëllim që të stimulohet rritja dhe konkurueshmeria e saj në tregun e brendshëm dhe rajonal.

18- Rritje me 0.53% të PBB-së, për sektorin e arsimit, me qëllim që brenda mandatit qeverisës, arsimi të ketë një mbështetje buxhetore në masën 5% të PBB-se.

19- Shpërblim fund-viti për çdo pensionist, të paktën sa gjysma e vlerës së pensionit mujor

20- Ne kërkojmë pagë të 13-të për çdo punonjës të administratës shtetërore, duke rritur fondin e veçantë të pagave

23 -Tatim fitimi i thjeshtuar për sipërmarrësit e rinj, nga mosha 18-25 vjeç, të jete zero.

24-TVSH-ja për shërbimet shëndetësore të jete zero, jo vetëm për ilaçet por të gjitha shërbimet shëndetësore, për ta bërë kështu të plotë dhe jo të cunguar, premtimin e Ramës për shëndetësi falas. Nëse ky amendament hidhet poshtë dhe kapërdihet mashtrimi edhe në aulën e Kuvendit, të paktën barra për kontributet për sigurimet shëndetësore për të vetëpunësuarit në fshat (fermerët) të bëhet zero, dhe jo të rritet 5 deri ne 8 herë siç propozon  qeveria në paketën fiskale.

25-Heqje reale e taksës së biznesit të vogël, dhe jo zëvendësim i saj me taksën e thjeshtuar të fitimit. Nëse jo, ulje e mëtejshme e tatim fitimit Do kërkojmë heqjen e kësaj pike, nga paketa fiskale për biznesin e vogël, deri në masën 5%, duke rritur kështu mundësinë e biznesit për të investuar, e krijuar vende pune. Ky ishte edhe një premtim elektoral i Ramës.

26 -Përjashtim nga tatim fitimi i sipërmarrësve që angazhohen të zbatojnë me korrektësi lejen koncensionare. Ndërkohë që me propozimin aktual tatohen me 15 %.

27 -Sigurimin e pavarësisë së pushtetit lokal në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, kartës të autonomisë vendore të Këshillit të Europës për t’i mbledhur vete të ardhurat. Kjo do te rriste përgjegjësinë dhe mirëqeverisjen e çdo njësie të qeverisjes vendore dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

28-Për taksën e rritur të pronës të jetë pushteti qendror, dhe jo ai lokal, që të mbledhë "taksën mbi pasurinë e paluajtshme", pasi rol kyç ne këtë proces ka edhe bashkëpunimi me ZRPP-ne, e cila administron dokumentacionin përkatës.

29- Dyfishim të investimeve të qeverisë për infrastrukturën vendore, të  paktën 8 miliardë lekë për vitin 2014, për të mbështetur me investime sidomos zonat rurale e të prapambetura të Shqipërisë.

KU BAZOHEN AMENDAMENTET
Amendamentet tona bazohen në premtimet e vetë Ramës para fushatës dhe falë të cilave u mori votën dhe në propozimet e grupeve të interest me të cilët zhvilluam takime publike dhe mediatike “- nënvizoi Basha duke nënvizuar: "Miratimi i kësaj pakete është lajmi më i keq për shqiptarët fillimi i rrokullisjes drejt recensionit dhe krizës ekonomike"

 Për Bashën pr/buxheti i PD-së do të ishte krejt tjetër dhe do të vendoste politikën e zhvillimit mbi politikat fiskale.

"Po të kishte 1 milgram të vërtetë që ka ulur taksën e fitimit sipërmarrja ndoshta dhe unë do ti thurnim lavde këtij çlirimtari. Sipërmarrja është në revoltë të trefishtë. Rritja e taksës asgjëson çdo rritje  është bërë me arbitraritet fyes”- tha Basha.

(sg/shqiptarja.com)