Buxheti, Ahmetaj: Ekonomia është
rritur, opozita po dëmton imazhin 

Buxheti, Ahmetaj: Ekonomia është<br />rritur, opozita po dëmton imazhin <br>
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj gjatë diskutimeve në Kuvend ka deklaruar se Shqipëria ka një rritje të ndjeshme ekonomike, e cila do të vijojë edhe në vitin 2018, ndërsa akuzoi opozitën se po dëmton imazhin e vendit.  Sipas ministrit, Ahmetaj PBB për banor në lekë nga viti 2013 deri në vitin 2017 është rritur 22.7%.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 PBB është rritur 22.7%. Është rritur ekonomia dhe punësimi nga investimet, por imazhi i vendit po dëmtohet duke folur këtu droga, kanabisi, krimi” deklaroi ai. Ministri i Ekonomisë dhe Financave u shpreh se vetëm në sektorin e shërbimeve ka 30% rritje të vendeve të punës në 3 vite.

Vendi ka nevojë për industri të lehta. Gjithë politika jonë është që të kalojmë nga biznesi fason në cikle të mbyllura që është gama e zgjeruar e eksportit. Asnjë se mendon se buxheti mund të ndërtojë uzina dhe fabrika”.

Duke u ndalur të investimet, Ahmetaj u shpreh se mbështetja për sektorin e turizmit do të jetë maksimale përmes paktave fiskale. Opozita ka kundërshtuar fuqishëm buxhetin e qeverisë për 2018, pasi sipas saj po pastrohen paratë e krimit dhe drogës në investimet publike.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore