"Buxheti", Bode: Taksa 10% më
eficente, Ahmetaj: Sollët faliment

eficente, Ahmetaj: Sollët faliment">
Në komisionin parlamentar të Ekonomisë u diskutuan sot të ardhurat e Buxhetit 2017, debat që u shoqëruan me qëndrime të ndryshme mbi politikën e taksave dhe përfitimet prej tyre.
 
Deputeti demokrat Ridvan Bode u shpreh se sistemi i taksës së sheshtë është një sistem që aplikohet në vendet demokratike të botës dhe qytetarët paguajnë më shumë taksa se bizneset.
 
Por kjo gjë u kundërshtua nga anëtarët socialistë të Komisionit. Ministri Ahmetaj tha se të ardhurat në kohën e PD u ulën më 0.7% të PBB krahasuar me 2005 kur morën pushtetin, ndërsa barra fiskale për qytetarët u rrit 3-4 herë krahasuar me tre vitet e fundit.
 
Debatet Bode-Ahmetaj për projektbuxhetin
 
Ridvan Bode: Sot ministri u mundua në apologjinë e tij të hidhte baltë mbi sistemin e taksave të ulëta dhe taksës së sheshtë. Të gjithë e dinë, që me këtë sistem taksash i bënë gropën ekonomisë dhe e shikon me shumë lakmi atë sistem, por nuk e zhbën dot, nuk i rikthehet dot.
 
Flisni për ndryshim strukture të taksave, paguan më pak e paguan më shumë, po duhet të dini se një ekonomi tregu ka nevojë për një strukturë taksash konkrete. A e di ti që vetëm përmes reformës që ndërmorëm, përafruam dhe bëmë të krahasueshme Shqipërinë me vendet e OECD për nga struktura e taksave? Ca kujtoni ju, se paguajnë taksa më shumë bizneset se qytetaret? Në ç’vend të botës bën vaki kjo? Vendet demokratike të botës i kanë 62% nga qytetarët dhe 38% nga bizneset, a e kuptoni?
 
Arben Ahmetaj: "Tha një gjë interesante z. Bode: Do taksoj më shumë qytetarët, tha. Ta mësojnë qytetarët që kur të vijnë këta, nëse do të vijnë ndonjëherë në pushtet, do t’i taksojnë më shumë qytetarët. Është e lavdishme taksa e sheshtë tha. Pse, sepse ka ngarkuar qytetarin 3-4 herë më shumë se me taksën progresive? Me taksën progressive, qytetarët paguajnë 1 miliardë lekë më pak në muaj, ose 12 miliardë më pak në vit. Me taksën tuaj të sheshtë, paguanin 3-4 herë më shumë.
 
Nuk ka si të mos i referohem “lavdisë” së qeverisë së këtyre. I morën të ardhurat tatimore 22.9% e PBB në 2005 dhe i lanë 22.2%. Viti 2013 ishte falimentim i shtetit. I uli të ardhurat me 0.7% të PBB. Kasaphanë. Kujt i tregojnë strukturën e ekonomisë dhe taksave këta? Kanë taksuar sëmundjen, vendosën TVSH 10% për ilaçet dhe shërbimet spitalore. Morën TVSH nga rruga e Kombit. Është autor i falimentimit të këtij shteti dhe të financave publike, dy herë i kanë dorëzuar të shpërbëra.
 
Po borxhin? E mori 58% dhe e dorëzoi 70.4%. Tre vitet e fundit I ka me rritje negative, nuk mblidhte dot as të ardhurat që vinin nga rritja ekonomike.
 
E morët 6.5% rritjen ekonomike dhe e dorëzuat 1%. Ku e gjetët këtë formulë, në çfarë shkolle? Kjo është lavdia juaj, falimentimi?
 
E pra, ky është buxhet që rrit të ardhurat, rrit pagat dhe pensionet, mbështet rritjen ekonomike 3.8%, ul borxhin, buxheti me balancën më të mirë primare në 25 vite, nuk duhet të keni frikë nga ky buxhet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS