Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj gjatë diskutimit për buxhetin ka deklaruar sot në komisionin e Ligjeve se është gati fondi për organet e reja të drejtësisë dhe SPAK.

“Janë gati fondet për organet e reja të drejtësisë dhe SPAK. Shumë  shpejt ngrihen këto institucione me staf. Kemi fatura të papaguara të prapambetura 352 mln lekë”.

Ndërsa ministria e Financave theksoi se janë “1.2 miliardë lekë nga fondi rezervë në dispozicion të reformës në drejtësi dhe institucioneve të reja të që do të formohen”.

Deputeti i PS, Fino tha se “Strukturat e reja të drejtësisë duhet të mësojnë që buxhetet i miratojmë ne. Të mos vijnë pa u konsultuar me ministrinë e Financave. Të mos marrin nga fondi rezervë” përfundoi ai. 

dy.b/shqiptarja.com