Buxheti 2022 për Shëndetësinë, Rama: Brenda mandatit 40% rritje pagash për mjekët! Vlerësimi i tyre sipas performancës! Ministrja: 2.7 mln lekë për planin e vaksinimit

Në prezantimin e buxhetit të shëndetësisë për vitin  e ardhshëm kryeministri Rama tha se gjatë qeverisjes së tij pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur me 63% dhe se gjatë këtij mandati të tretë do të rriten edhe 40%. Ndërkohë ai vuri theksin tek autonomia spitalore që sipas tij do të sjellë rritje shtesë pagash sipas performancës së secilit.

Kryeministri vuri në dukje ndryshimin rrënjësor të spitaleve përgjatë 8 viteve të qeverisjes së tij, ndërsa premtoi të tjera investime. Ndalur tek largimi i mjekëve dhe infermierëve kryesisht drejt Gjermanisë, ai tha se Shqipëria nuk vuan nga mungesa e tyre, ndërsa kritikoi opozitën për mbylljen për 4 vite të specializimeve në mjekësi.

Edhe ministrja Manastirliu tha se do dyfishohen kuotat e studentëve të mjekësisë si dhe renditi një sërë investimesh që do realizohen me buxhetin e vitit 2022. Manastirliu u shpreh se nga kjo rritje pagash do të përfitojnë mbi 18 mijë mjekë e infermier dhe po ashtu shpërblime për ata që punojnë larg vendbanimit. Ajo shtoi po ashtu se 2.7 mln lekë do të shkojnë për planin e vaksinimit anti-COVID.

Manastirliu theksoi se në fokus është edhe transformimi i 10 qendrave shëndetësore dhe po ashtu vëmendje do t'i kushtohet edhe dixhitalizimit në sistemin farmaceutik.

"228 mjek janë duke punuar larg vendit ku punojnë. Hemorragjia e mjekëve është një proces që ka ndodhur gjatë të gjithë tranzicionit. vendimi që morëm 6 vite më parë pë rtë hapur specializimet, bëri që mos ndalet hapja e specializimeve në Shqipëri 1500 kuota specializimi janë hapur. 1200 mjek janë punësuar 3870 infermierë. Në 2013 gjetëm 1.1 mjekë për 1 mijë banorë, sot jemi në 1.9, nuk është më e mira, por është gati dyfish në krahasim me çfarë ishte. Ne kemi parashikuar në planin 3 vjeçar dyfishimin e kuotave për studentët e mjekësisë, në 2022 do të hapim 150 kuota të reja. Do punojmë ta bëjmë ofertën e punësimit në vendin tonë më atraktive. Buxheti i 2022 është i pari kapitull i vizionit që ne kemi për shëndetësinë. Do të jetë 360 mln dollarë, 70 mln dollarë më shumë se buxheti i 2021. Garanton rritje pagash për mbi 18 mijë personel shëndetësorë, bonus 2.5 mln për personelin që punon larg vendbanimit. Për mjekët dhe infermierët punësimi do të jetë transparent, përmes portave të mjekëve, infermierëve. Hapim pozicione të reja për infermierë familje me programin e ri që fillon prej 1 dhjetorit. Për qytetarët buxheti i 2022 garanton financimet për programet e shëndetit publik. Mbështet me 2.7 mln lekë planin e vaksinimit anti-VOVID. Mbështesim programet e parandalimit ët sëmundjeve. Kemi në fokus transformimin e 10 qendrave shëndetësore. Zgjerojmë skemën e rimburisimit të barnave apo terapitë falas për ata me sëmundje kronike. Buxheti 2022 garanton modernizimin e i infrastrukturës së kujdesit shëndetësorë. Nisim rikonstruksionin e qendrës kombëtare të transfuzionit të gjakut. Mos harrojmë revolucionin dixhital, do ta shtrijmë në sistemin farmaceutik për rritjen e transparencën dhe po ashtu rritjen e sistemeve të reja të survejancës epidemiologjike. Janë punë që janë nisur e do i finalizojmë dhe projekte të reja që nisim së bashku", tha Manastirlu.

Qeveria ka parashikuar një buxhet prej 360 mln dollarësh dedikuar shëndetësisë për vitin 2022 ku përveç rritjes së pagave parashikohen investime në infrastrukturën e spitaleve, digjitaliziimin e sistemit dhe financimin e planit të vaksinimit anti-covid.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:35
Rama-kritikëve: Të sharat na bëhen shëndet

Rama ka bërë edhe batuta teksa prezantonte buxhetin 2022 për shëndetësinë, ku tha se ndërkohë që prezantohen investimet që janë bërë dhe që do të bëhen në të ardhmen, ai po shahet në facebook.

“ Ndërkohë që ju po më ndiqni mua, unë po shahem në “Facebook”. Se ju kur shaheni, shaheni në kolektiv. I kemi ndarë punët, edhe unë, edhe ju edhe ata që na shajnë. Deri tani më rezulton se të sharat na bëhen shëndet", tha Rama.

Ora 18:30
Mungesa e mjekëve, Rama:  4 vite, i vetmi vend në planet pa asnjë specializim! Sot ky boshllëk i krijuar po mbyllet

Kryeministri Edi Rama foli edhe për mungesën e mjekëve specializant që për të ishte si rezultat i mbylljes për 4 vite për specializimet që krijoi një boshllëk të madh në sistemin shëndetësor, por sot po mbyllet me hapjen e tyre.

"Kriza që patëm është për shkak të mungesës së specializantëve se u mbyllën për 4 vite specializimet. Tani ky boshllëk i krijuar po fillon të mbyllet.  4 vite, i vetmi vend në planet pa asnjë specializim. U përkthye në mungesë dramatike specialistësh në sistemin shëndetësor, por kjo është një shenjë që sistemi nuk qeverisej, thjesht shpërdorohej. Nuk e imagjinoj se çfarë do të kishte ndodhur nëse pandemia do të kishte sulmuar përpara se ne do të kishim ngritur një infrastrukturë” tha ai.

Ora 18:00
Rama: Spitali i Fierit, hap i parë për autonominë spitalore! Bluzat e bardha të paguhen sipas kontributit dhe performancës

Kryeministri Edi Rama tha se spitali memorial i Fierit është një pikë referimi jo vetëm për cilësinë e shërbimeve, por edhe një hap i parë për autonominë spitalore. Ai tha se mjekët nuk duhet të paguhen të gjithë njësojë, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës.

"Sot ne jemi në kushtet kur po rindërtojmë dhe zgjerojmë plus me një sistem pajisjes së kohëve të fundi në spitalin infektiv, në spitalin e ri të pediatrisë, sëmundjeve të brendshme, maternitetin mbretëresha Geraldinë, spitalet në rrethe etj, janë kantierë në proces dhe do të shtojnë një fuqi të re të sistemit. Nuk do të përmbushin nevojën për një fuqi të sistemit, pasi ka ende për të3 shtuar, por do të mbulojnë të gjithë infrastrukturën më kritike të sistemit. A janë shumë 8 vite për ti bërë të gjitha këto? Varet si e shohim. Në 8 vite vendosja e të gjitha këtyre bazave të rëndësishme për sistemit tregojnë për një maksimizim të kohës, për të ardhur për spitalin memorial të Fierit, që është një eksperiencë e re dhe padiskutim ai spital është i destinuar që të jetë një pikë e patundshme referimi për shërbimet me cilësitë më të larta, por edhe një hap i parë për autonominë spitalore. Mjekët të mos paguhen të gjithë njësojë sado të rriten pagat, por të fillojë një pjesë tjetër që mbi rrogën bazë të fillojnë pagesa të ndryshme sipas kontributit dhe performancës", tha Rama.

Ora 17:42
Rama: Pagat e 'bluzave të bardha' do të rriten me 40 për qind në mandatin e tretë

Në prezantimin e Buxhetit 2022 për 'Shëndetësinë', kryeministri Edi Rama u shpreh se angazhimet e qeverisë për pagat e mjekëve dhe infermierëve janë pasur me fakte. Kryeministri theksoi se ambicia e qeverisë është që pagat e bluzave të bardha të rriten me 40 për qind brenda këtij mandati të tretë.

"Qysh prej hapit të parë që kemi hedhur, pagat e mjekëve dhe infemrierëve janë rritur 63 për qind. Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojnë të rriten çdo vit me synimit për të kapur +40 për qind brenda këtij mandati të tretë dhe +6 për qind vitin e ardhshëm. Ndërkohë që aspirojmë për më tepër si në të gjithë fushat e tjera, nuk lë vend për vetëkënaqësi se ka boshllëqe për të mbushur. Kjo që kemi bërë është shumë inkurajuese, e tha edhe Ogerta, ne detyrën bëjmë. E dëgjojmë dhe këtë shpesh për punët e mira, që kur nuk ke çfarë thua, ka disa që gjejnë fjalinë 'hë se detyrën bëtë'. Ne për detyrën jemi zgjedhur. Qeveritë për detyrën zgjidhen.”-tha Rama

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës