Buxheti i ARRSH dhe ndriçimi i
rrugëve, Rama sulmon LSI-në
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në prezantimin e buxhetit për rrugët nuk nguroi që të sulmonte LSI, e cila drejtoi ministrinë e Infrastrukturës në mandatin e parë.
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij sot në prezantimin e buxhetit për rrugët nuk nguroi që të sulmonte LSI, e cila drejtoi ministrinë e Infrastrukturës në mandatin e parë. Rama u shpreh se sot në Shqipëri vetëm rruga Tiranë-Rinas është me ndriçim, pasi sipas tij ndriçimi ishte në një pjesë të tepsisë dhe rrugët në një pjesë tjetër në mandatin e parë.
“Ne kemi tre akse turistike, nuk ka asnjë dritë të ndizet nga Vora në Shkodër, apo Plepat në Vlorë, spo flas drejt Tepelenës, pasi shumëkush mund të mendojnë se errësira është e traditës. Ndriçimi ishte në një pjesë të tepsisë, rrugët në një pjesë tjetër, ne do të ndriçojmë akset. Duke filluar nga qershori do të kemi ndriçim normal në akset rrugore. Vetëm rruga Tiranë-Rinas është me ndriçim sot” tha ai.
Shefi i qeverisë deklaroi se do të dërgohen përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e ARRSH (institucion i drejtuar nga LSI) që kanë abuzuar me ligjin për buxhetin.
“Politikë agresive për sistemin e kontratave që të mos lënë hapësira të pafundme për spekulime e mashtrime për sistemin e supervizionimit, që është problem themelor në këtë vend dhe do të jemi me tolerancë zero ndaj gjithë supervizorëve dhe njëkohësisht do t’i japim fund historisë së akumulimit të borxheve që fatkeqësisht na shoqëroi dhe në këtë periudhë për shkak të supervizorëve të papërgjegjshme dhe administrimi të papërgjegjshëm të drejtorisë së rrugëve.
Ne kemi nisur procese penale për ata supervizorë dhe zyrtarë të përfshirë në këtë dëm ndaj buxhetit të shtetit dhe shkelje flagrante të ligjit të buxhetit të shtetit dhe do të vazhdojmë të çojmë para drejtësisë këdo prej tyre që ka marrë pjesë në këtë shkleje” deklaroi ai.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18