Buxheti i LSI, Vasili: Po asistohemi
 disa muaj nga kompani amerikane

Buxheti i LSI, Vasili: Po asistohemi<br /> disa muaj nga kompani amerikane
TIRANË - LSI ka vendosur që për hartimin e politikave të saj të transparencës, refromës në drejtësi, zhvillimit ekonomik, sigurisë etj., të konsultohet nga një kompani amerikane.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili, në një prononcim për mediat para nisjes së seancës plenare, tha se LSI ka vendosur që për një periudhë disamujore të asistohet nga një kompani konsulence e mirënjohur amerikane e quajtur, Global Security and Innovative Service, që do të këshillojë LSI-në për çështjet madhore siç është reforma në drejtësi, çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, me zhvillimin ekonomik të vendit, çështje të sigurisë, politikat e zhvillimit bujqësor, etj.

“Ne kemi marrë një vendim i cili është në faqen tonë online dhe të cilin ju keni pasur vëmendje që ta konsultoni. LSI është e vetmja parti politike në vend , e cila ka iniciuar një proces transparence të financave të saj, të cilat janë publike në faqen zyrtare të LSI-së. Për shkak të kësaj transparence ju jeni të njohur me buxhetin e LSI dhe zërat e ndryshëm të tij. Në këtë kuadër, ju bej me dije se ka pasur një ndryshim të buxhetit të LSI-së brenda ekuilibrave të buxhetit që ne kemi. LSI ka vendosur që për një periudhë të shkurtër disamujore të asistohet nga një kompani konsulence e mirënjohur amerikane, Global Security and Innovative Service. Kjo kompani do të këshillojë LSI-në për një periudhë të shkurtër, në mënyrë të veçantë për çështjet madhore siç është reforma në drejtësi, çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, me zhvillimin ekonomik të vendit, çështje të sigurisë, që janë një shqetësim i madh mbarëbotëror, çështje që kanë të bëjnë me politikat e zhvillimit bujqësor, politika të zhvillimit të transportit”.

Vasili, duke shpjeguar se LSI ka vendosur të asistohet në nivelin më të mirë të mundshëm për çështje të rëndësishme. “Janë çështje që kërkojnë një asistencë dhe një këshillim të kualifikuar.

Për këtë LSI ka vendosur që të asistohet në nivelin më të mirë të mundshëm dhe për këto arsye brenda buxhetit që ajo disponon, ka vendosur që të vërë një pjesë të këtij buxheti, ta shpenzoje për këshillim te kualifikuar dhe sondazhe mbi çështje me ndjeshmëri të lartë publike.

Konsulenca nga kjo kompani e mirënjohur bëhet për të qenë gjithmonë e më koherente në politikat dhe në çështjet që shqetësojnë vendin, ku siç theksova dominojnë reforma në drejtësi dhe çështjet e zhvillimit ekonomik, por dhe ato të sigurisë”, - deklaroi Vasili gjatë komunikimit të tij me median.

Që në fund të vitit të shkuar, LSI u angazhua se çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë transparente dhe publike nga cilido që ka interes të njihet me këtë proces. “LSI do të bëjë publike shpenzimet dhe burimet e financimit të çdo aktiviteti publik të saj dhe të çdo kandidati jo më vonë se dy ditë pas organizimit të tij”-tha Luan Rama. Për këtë arsye në faqen zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim u hap një dritare me titull "Financat dhe Buxheti" ku po shfaqen të ardhurat nga kuotat e anëtarësisë, të ardhurat nga buxheti i shtetit apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, donacionet dhe disa forma të tjetra të të ardhurave.
 
Vendimi. LSI nis transparencën financiare
Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh më datë 16.11.2015 për të diskutuar projektbuxhetin e partisë për vitin 2016 dhe për të miratuar një platformë për rritjen e transparencës së plotë për financimin e partisë. Në mbledhje, u morr vendimi për masat lidhur me financimin e partisë dhe përfaqësimit politik.

“Duke qenë se financimi i partisë dhe aktiviteteve të saj publike është një element themelor i transparencës dhe ndër më të debatuarit për të gjithë mjedisin politik, çdo e dhënë për financimin e partisë do të jetë transparente dhe publike nga cilido që ka interes të njihet me këtë proces”- tha Meta.
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'