Çako tha se për një ditë për një të burgosur duhen 2 mijë lekë të reja, ndërsa në burgje vuajnë dënimin 3028 të burgosur. Tek kjo shifër nuk llogaritet buxheti që shkon për të paraburgosurit.
“Ka një dallim i burgosur me të paraburgosur, janë dy të ndryshëm. Kostoja e mbajtjes së një të burgosuri është rreth 20 mijë lekë të vjetra ose 2 mijë lekë në ditë”-thotë ai
Për Ministrinë e Drejtësië janë parashikuar 11 miliardë lekë. Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko tha se, për sistemin e burgjeve janë të nevojshme edhe 371 milionë lekë shhtesë që do të shkojnë për mirëmbajtjen e Burgut të Shkodrës që do të hapet më 15 dhetorit dhe për uniformat e reja për policët që punojnë në burgje. Deputetët e opozitës u shprëhën pro kërkesave të ish-kolegut të tyre por debatuan për mënyrën e drejtimit të Komisionit të Sigurisë nga kryetarja Ermonela Felaj.
Debati mes Flamur Nokës dhe Ermonela Felajt:
Flamur Noka: Në se nuk di të drejtosh lësho radhën për të tjerët.
Felaj reagon: Nuk ke të drejtë të fyesh asnjë deputet, përfshirë edhe mua, dakord!
Noka: Nëse nuk kupton dil mëso edhe hajde këtu.
Felaj: Lejoje zhvillimin e qetë, përndryshe do t’i drejtohen kreut të Kuvendit, që të përjashtohesh nga komisioni dhe nga Parlamenti.
Fond shtesë është këkruar edhe nga Drejtori i Shërbimit të Provës, Engjëll Hysi. Ai kërkoi fond 2.5 milionë lekë për marrjen me qera të 22 ambienteve, 5 milionë për kompletim të zyraveDhe një fond për blerjen e një automjeti.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO









