TIRANE- Për vitin 2016, Qeveria do të jetë mjaft dorështrënguar me shpenzimet. Nga projektbuxheti i vitit 2016, i cili është shpërndarë për konsultim nga Ministria e Financave, mësohet se Qeveria ka ngrirë rritjen e pagave të administratës, ndërkohë që ka parashikuar një rritje në normën e indeksimit të inflacionit për pensionet. Sipas draftit të Ministrisë së Financave, një prej zërave në rritje është ai i pagesës së papunësisë. Në vitin 2015 ky fond ishte parashikuar në 800 milionë lekë, ndërkohë që për vitin 2016 ky fond do të jetë 1 miliardë lekë.
/Shqiptarja.com












