TIRANE- Transferta e pakushtëzuar për 61 bashkitë e krijuara me ndarjen e re administrative, sipas rishikimit buxhetor arrin në total rreth 235 milionë dollarë, nga të cilat 125 milionë dollarë përbëjnë fondin për zhvillimin e rajoneve, ndërsa 18 milionë dollarë për reformën territoriale.

Nga fondi prej rreth 92 milionë dollarësh që do të përfundojë në arkat e bashkive, do të jetë ajo e Tiranës që do të marrë fetën më të madhe prej 14 milionë dollarësh. Diferenca me bashkitë e tjera është mjaft e dukshme, edhe po të krahasohet me qytete të tjera të mëdha siç është Durrësi apo Shkodra, të cilave u është akorduar përkatësisht 5.6 milionë dollarë dhe 5.3 milionë dollarë.