TIRANË- Qeveria i ka përcjellë Kuvendit pr.buxhetin për vitin 2026, ku parashikohet se që nga janari do të ketë rritje të pensioneve muaj për muaj, përtej indeksimit. Në një komunikim në mediat sociale, kryeministri Edi Rama deklaroi se ky është “mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve”, ashtu siç ishte premtuar gjatë fushatës elektorale.
“Jam i lumtur sot t'u them pensionistëve se mu ashtu siç u zotuam në zgjedhje, ky mandat do të jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve. Siç e kam thënë gjithnjë, kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare të një vendi, pensionet, por më në fund, pikërisht sepse nuk jemi më ai vendi që mezi mbajmë këmbë, po jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit, mund ta bëjmë atë për të cilën u zotuam. Të arrijmë vit pas viti të rrisim pensionet sipas objektivave të shpallura për secilën kategori”, thotë Rama.
Sipas kreut të qeverisë, pensionet do të rriten çdo muaj duke filluar nga janari i ardhshëm, përtej indeksimit që zbatohet çdo vit dhe parashikohet që deri në vitin 2029 pensioni mesatar urban, për ata me vite të plota pune, do të shkojë në 40,000 lekë ose 400 euro, nga 27,350 lekë që është aktualisht. Pensioni urban i pjesshëm do të arrijë në 22,000 lekë, nga 15,850 lekë që është sot, pra një shtesë prej më shumë se 6 mijë lekësh. Pensioni rural do të shkojë në 18,000 lekë nga 11,500 lekë aktuale. Pensioni familjar do të rritet nga 11,400 lekë në 18,000 lekë, ndërsa pensioni i invaliditetit, që sot është 20,000 lekë, do të shkojë në 30,000 lekë.
Kryeministri shpjegoi edhe rritjen që do të pësojnë pensionet sipas kategorive nga muaji janar. Rritje që sipas Ramës, në vitin 2027 do të dyfishohet, në 2028 do të trefishohet dhe në 2029 do të katërfishohet.
"Në vitet në vijim, të njëjtat shifra do të dyfishohen për secilën kategori në 2027, do të trefishohen 2028, do të katërfishohen 2029 për të arritur vlerën e premtuar në qershor të këtij viti, ku shqiptarët na dhanë plot 83 mandate. Ky jam unë, këta jemi ne. Them dhe themi atë që bëjmë dhe bëjmë gjithnjë atë që themi", thotë Rama.
PSH: Një pension mesatar urban me vite të plota pune sot është 20 mijë lekë të rinj, nga janari do të jetë 21800 lekë të rinj.
Komente











Rama djale i mire e ka vendos qe ne Rama 4 nga viti 2026 do kete investime ! Nese ben per 2026-2027 edhe disa rruge malore bravo i qoft Po e dergon Shqipërine ne zhvillim real ! Per pak vite shqiptaret do jua kalojne rajonit dhe Italize jugut me keto reforma
PërgjigjuIa kalojme rajonit per cfare? Shendetesi, arsim, art, standard jetese, pensione, page minimale, sport, bujqesi, manifakture, drejtesi, sport, na thuaj ku. A po, ne rruge malore.
Pra po i rrit me ekuivalentin e nje bilete autobuzi? E tmerrshme!
PërgjigjuE nga e gjete kete ekuivalence ti ?