Buxheti në 2021 për Ministrinë e Mbrojtjes, Xhaçka: 2.7 mld lekë më i lartë se 2020
Ministrja Olta Xhaçka në Komisionin e Sigurisë
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka paraqitur këtë të mërkurë projekt buxhetin për vitin 2021 për ministrinë dhe Forcat e Armatosura.
Duke folur nga Komisioni i Sigurisë në Kuvend, Xhaçka thotë se buxheti për Ministrinë e Brendshme do të jetë 1.5 përqind e prodhimit të brendshëm bruto (GDP). Ajo thotë se buxheti do të jetë 2.7 mld lekë më shumë ose 11.8% më i lartë se viti 2020
Pavarësisht impaktit që ka lënë pandemia e koronavirusit, Xhaçka thotë se ministria po i përmbahet angazhimit të tyre.
" Buxheti vijon rritjen si në vlerë nominale edhe si përqindje e PBB. Për vitin 2021, buxheti për mbrojtjen do të jetë 1.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Buxheti në përputhje me angazhimet në Samitin e Uellsit, 1.75% e PBB në 2022 dhe 1.85% e PBB në 2023. Pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia, ne po i përmbahemi angazhimit tonë. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.7 mld lekë më shumë ose 11.8% më i lartë se viti 2020. Buxheti mbështet shpenzimet për personelin, arsimimin, modernizimin, operacionet brenda e jashtë vendit. Rikthyem kompensimin e ushqimit për 4 mijë efektivë të FA, u hoq nga qeveria Berisha në 2013, pak ditë para dorëzimit të pushtetit. Modernizim i njësive luftuese si Forcat Speciale, Batalioni Komando, batalioni i dytë i këmbësorisë. Mbështesim stërvitjet e përbashkëta. Në 2021, Defender - 2021, stërvitja dypalëshe me SHBA, më e madhja e zhvilluar në Shqipëri. 8 mijë trupa amerikanë do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe reparte të FA" - tha Xhaçka.
Lajm në përditësim...
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.6%
-
Pak
13.3%
-
Aspak
71.1%
Vota total: 45
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake
10 Janar, 18:15
-
E ngarkuara e SHBA-së takim me Shefin e Shtabit të FA-së! Në fokus forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve
7 Janar, 16:03
-
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
7 Janar, 13:41
-
Prezantohet komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando! Si do të jetë infrastruktura e re
6 Janar, 21:00
-
Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA
1 Janar, 11:14
-
VIDEOLAJM/ Babagjyshi vjen me helikopter për Vitin e Ri 2025, ndan dhurata për fëmijët e Forcave të Armatosura
31 Dhjetor 2024, 08:47
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Rama: Ushtria shqiptare e dyta më e paguara në rajon, flotë helikopterësh dhe dronësh
30 Dhjetor 2024, 13:23