Buxheti në Kuvend, Bushati: Do 
shtrijmë këmbët sa kemi jorganin

Buxheti në Kuvend, Bushati: Do <br />shtrijmë këmbët sa kemi jorganin<br>
Në Kuvendin e Shqipërisë vijon seanca maratonë ku po diskutohet në parim projektbuxheti. Deputeti i PS, Ervin Bushati në një intervistë për Report Tv në edicionin qendror të lajmeve nga ambientet e Kuvendit deklaroi se ky është buxheti më i madh, ndërsa parashikon investime të shumta dhe rritje ekonomike.

Akuzave të Bashës për futjen e parave të pista në buxhet, Bushati iu përgjigj duke e sfiduar me rastin e rrugës së Arbrit. “Rruga e Arbrit do të bëhet nga investitorë shqiptarë, nëse Basha mendon se aty do të pastrohen para, le ta thotë”.

Intervista e plotë në Report Tv e deputetit të PS, Ervin Bushati
Mendoj që do të flasin të gjithë deputetët e regjistruar. Buxheti është një skaner i saktë i ekonomisë dhe biznesit dhe pjesëmarrjes së qeverisë në treg. Ky në fakt është një nga projektbuxhetet më të realizuara të ekonomisë shqiptare.

Është buxheti më i madh. Ke parametra shumë të mirë, rritje 4.2%, deficiti gjysma e kësaj. Do të ulet borxhi publik. Paranoja që ka Basha te pastrimi i parave, është e padrejtë dhe e pa logjikuar mirë. Nuk ka lidhje me ekonominë reale, nëse do të kishim këto shifra astronomike, nuk do të merreshim me 2 apo 4% por do të kishim një ekonomi shumë herë më të madhe.

Rruga e Arbrit do të bëhet nga investitorë shqiptarë, nëse Basha mendon se aty do të pastrohen para, le ta thotë. Bankat që janë në Shqipëri janë edhe në Europë, janë të kontrolluara.

A do të ketë rritje takash?
Nuk do të ketë rritje taksash. Do të aplikohen vetëm taksat mbi banesat mbi bazë të vlerës. Kush ka një banesë të dytë në një zonë më të vlefshme mund të paguajë në % të zonës. Kjo është në diskutim edhe në grupin e PS dhe ka argumente nga dy palët. Ai që ka një banesë më të lirë paguan një lloj me atë që e ka në Bllok. Taksa të tjera nuk ka. Ne besojmë dhe do i shtrijmë këmbët sa kemi jorganin.

A është sens përgjegjshmërie të mos jetë në Kuvend kryeministri apo ministri i Financave kur diskutohet buxheti?
Kryeministri ishte nga ora 10:00 deri në orën 14:00, ishte debat maratonë me Bashën. Ahmetaj dhe deputetët e PS janë prezent. Nuk mendoj që shikohet efikasiteti sa rrinë aty, po t’i lëmë 24 orë 7 ditë të javës do të jenë më efikasë? Aty ka një radhë të caktuar.

Shumë mirë që nuk ka gjëra as jashtë seancës, po flitet për buxhetin. Mendoj që ka qenë një situatë dhe një seancë me efektivet, qytetarët kanë të drejtë që nuk i dëgjojnë thirrjet e Bashës për destabilitet. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore