Buxheti për Mbrojtjen 2019/ Rama në Kuçovë: 220 milionë lekë investim, rritje rrogash prej 19% për ushtarakët

KUCOVË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Kuçovë, aty ku para ushtarakëve, dhe ministres së Mbrojtjes, ka bërë prezantimin e Buxhetit të vitit 2019 në fushën e Mbrojtjes.  Rama tha se do të ketë më shumë investime, që nga rritjet e rrogave e deri tek investimi në  veshje, mjete pune apo edhe aksesorë. Rama tha se rritja e rrogës do të jetë më e lartë nga sa është njoftuar.

Rritje pagash, por do ketë një rritje të konsiderueshme. Shumë më të lartë nga shifra që patë në ekran. Gjatë punës me draftin kemi mundur të fitojmë debatin me Ministrinë e Financave 19% rritje pagash për ushtarët”-tha Rama.

Rama tha se baza e Kuçovës do të kthehet në një bazë serioze ku do të investohen rreth 50 milionë euro. Kryeministri gjithashtu tha se pas bazës ajrore në Kucovë, është planifikuarr që të bëhet modernizimi edhe i bazës ajrore të Farkës.

Është një qytet që është identifikuar me aviacionin. Qindra persona ishin punësuar falë kësaj baze. Kjo zonë e rëndësishme strategjikisht u kthye në një hapësirë të braktisur. Falë angazhimit dhe seriozitetit që kanë fituarn Forcat tona të Armatosura, morëm angazhimin e NATO-s për të investuar në këtë bazë mbi 50 milionë euro. Është një investim që do të sjellë një aeroport me standartet e NATO-s.

Edi Rama, kryeministër

Kryeministri tha se në vitin 2019, qeveria ka planifikuar të investojë 220 milionë lekë për mbrojtjen, që është 10% më shumë sesa viti i shkuar.

Buxheti i Mbrojtjes për 2019 arrin në 22 miliardë lekë ose në 220 milionë. Përbën një rritje me 10% krahasuar me këtë vit. Në përputhje me zotimin dhe objektivat për rritjen dhe fuqizimin e Forcave tona të Armatosura, ky buxhet do t’i vihet në dispozicion ushtrisë sonë. Certifikim për batalione, blerja e aksesorëve të nevojshëm për këto forca. Përmirësimi i sistemit të integruar të hapësirës detare. Rijetëzimi në tërësi i këtyre pikave kyçe do të vazhdojë sepse përveç modernizimit të kësaj baze ajrore do të vijojmë me bazën ajrore të Farkës. Do të prodhojmë më shumë infrastrukturë në zonat rurale. Pak kohë më parë, ministrja e Mbrojtjes, ka ekspozuar një punë jashtëzakonisht të rëndësishme që po kryejnë Forcat e Armatosura në përmbytje, ku në zonën e Fierit kanë ndërhyrë dhe ende po punojnë me orë të zgjatura.

Edi Rama, kryeministër

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popo: 12/11/2018 18:17

    Vazhdon turi i propagandes me luge bosh..ptfyuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • Kuq e zi: 12/11/2018 17:49

    I nderuar kryeminister Ushtria jone ka nevoje per arme jo vegla pune qe te bejne vepra per fushate Meqe jemi ne teme ne cfare neni mbeshtetet perdorimi i ushtrise ne shtrim rrugesh apo urash qe jane ne pergjegjsi te komunave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi