Buxheti, PS rrëzon rrëzon
qeverinë për pijet energjike

Buxheti, PS rrëzon rrëzon<br />qeverinë për pijet energjike
TIRANE- Grupi parlamentar socialist vendosi të pranojë, kërkesën e Komisionit të Ekonomisë për të mos hequr akcizën për pijet energjike. Në mbledhjen e djeshme, ku të pranishëm kanë qënë veç deputetëve edhe të gjithë ministrat e kabinetit qeverisës, është vendosur që ndryshe nga propozimi i kryeministrit Rama për heqje të akcizës për pijet energjike të pranohet propozimi i Komisionit të Ekonomisë. Dy ditë më parë ishte kryetari i këtij Komisioni, Erion Braçe që deklaroi se në votimin nen për nen të buxhetit do të vendoset që akciza për pijet energjike të ulet nga 50 lekë që është aktualisht në 30 lekë.

Kjo taksë ka prodhur një debat të madh gjatë kësaj jave teksa ka kaluar nen për nen në komisionet parlamentare. Deputetët e mazhorancës që në seancën plenare janë shprehur kundër propozimit për heqjen e akzizës për pijet energjike, duke e argumentar me faktin se të ardhurat që mund të përfitohen nga kjo taksë mund të përdoren në sektorë të tjërë të cilat kanë nevojë për një buxhet më të madh. Gjatë mbledhjes së djeshme me dyer të mbyllura, ministri i Financave Shkëlqim Cani e argumentoi heqjen e akcizës për pijet energjike të propozuar nga qeveria, si një kërkesë të ardhur nga ambasada austriake.

“Duhet të kuptojmë që heqja e akcizës për pijet energjike erdhi si pasojë e një kërkese të ardhur nga disa grupe biznesi dhe hartuar nga amabasada austriake”, deklaroi Cani dje gjatë mbledhjes së grupit. Ndërkohë reagimi i deputetëve të majtë që janë deklaruar kundër këtij propozimi edhe në mbledhje kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke theksuar se të ardhurat nga kjo taksë vlejnë për sektorët e tjerë dhe se buxheti i shtetit nuk mund të vendoset duke mbajtur parasysh parasysh propozimet e ambasadorëve të huaj. Në mbledhjen e djeshme, kryeministri Rama ka dhënë sygjerimet e tij edhe në lidhje me miratimin e buxhetit 2015 dhe paketës fiskale që pritet të miratohet nen për nen sot në seancë plenare.

Seanca
Kuvendi pritet të votojë sot nen për nen, projektbuxhetin e vitit 2015 së bashku me paketën fiskale, bashkë me ndryshimet e bëra këtë javë në komisionet parlamentare në Kuvend. Gjatë seancës së kaluar ku u miratuar edhe në parim projektligji për buxhetin, kryeministri Rama theksoi se qeveria ka përgatitur një buxhet që pritet të prodhojë rritje ekonomike për vitin 2015 pa shkaktuar pasoja sociale.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë sqaroi se për këtë vit, qeveria do të ulë 15 taksa ndërkohë që do të rriten vetëm 3 taksa. Mazhoranca do të jetë e unifikuar në qëndrimin e saj për të votuar nen për nen projektbuxhetin, ndërkohë që ndryshimet e bëra në komisione do të referohen paraprakisht në seancë nga relatorët e çështjeve dhe kryetarët e komisioneve. Opozita edhe sot ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e Kuvendit, ndërkohë që nëpërmjet 31 amendamenteve ka kërkuar ndryshimet në buxhet nga qeveria. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën