Buxheti,Rama: Propozimet e PD 
asgjë e re, programi elektoral i 2005

Buxheti,Rama: Propozimet e PD <br />asgjë e re, programi elektoral i 2005<br>
Gjatë kësaj seance parlamentare, ka mbajtur fjalën kryeministri Rama, i cili ka komentuar 16 amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike.

Sipas kryeministrit Rama propozimet e PD e rrisin borxhin publik me 10% dhe këto propozime nuk janë asgjë më shumë se sa programi elektoral i PD në 2005.

"PD nuk ka asnjë vizion alternativ për Shqipërine, ska asnjë program alternativ për të ardhmen dhe nuk ka snjë ide tjetër, përveç ideve të vjetra te  programit elektoralet të 2005.

Po ti marrim me radhë, shohim qartë se uji që rreh PD në hava nuk ka lidhje me rrjedhën e zhvillimeve në vend. Në fakt PD është në një agoni që vazhdon dhe që nuk ka asnjë shenjë që mund të të nxjerre një forcë që propozon, një forcë që ka një vizion alternativ, një forcë që ka një qasje alternative qeverisjeje me qeverisjen tonë.

Po të besh kalkulime për propozimet, është një tërësi propozimesh të papërgjegjshme që nuk marrin në konsideratë ekonominë e sotme dhe financat e sotme. Eshte një listë qesharake muhabetesh, për tua hedhur shqiptarëve. 

Faktikisht është një paketë propozimesh që bazohet tek programi elektoral i 2005, ska asgjë të re. Në tërësinë e tyre, propozimet janë aritmetikisht, 10 % e rritjes borxhit publik.

Ndërkohë që ne e ulim borxhin në 68.9%, ju vini këtu me një listë propozimesh që e çon borxhin në 79%. Kthimi tek taksa e sheshtë e Saliut, siç ishte në 2005, taksimi njësoj i të vegjëlve dhe të mëdhenjve. Një propozim për ta ulur TVSH-në në 15%, shifër që nuk ekziston në asnjë vend", u shpreh Rama.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje