Buxheti/ Veliaj: Si po transformohet lagjja e re te “5 Maji” dhe Kinostudio! Kush nuk firmos marrëveshjen e rindërtimit, do i ndërpritet bonusi i qerasë

Në bashkëbisedimin me banorët e Njësisë 4 për buxhetin 2023, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj renditi të gjitha investimet e kryera për komunitetin e zonës, duke nisur nga rrugët, shkollat, kopshtet, çerdhet, konviktet, fushat sportive dhe ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimeve dhe të ujësjellësit.

“Kemi përfunduar dy rrugë të reja në zonën e “5 Majit”, kemi 146 asfaltime, blloqe të rikonstruktuara. Në 80 rrugë kemi vënë ndriçim. Në 30 rrugë kemi vënë sinjalistikë. Kemi mbajtur edhe premtimin që na është kërkuar, për godinën e re të stacionit zjarrfikës. Kemi mbajtur premtimin për shkollën “Ardian Klosi”, një projekt që ishte premtuar prej vitesh dhe nuk mbaronte kurrë. Kemi rikonstruktuar dy shkolla: “Gjon Buzuku” dhe “Luigj Gurakuqi”. Kemi një kopësht dhe një çerdhe të integruar në Kinostudio, numër 34 dhe numër 5. Kemi kopshte të rikonstruktuara: 25-ën, 27-ën, 39-ën, 55-ën dhe 51-shin. Kemi 2 çerdhe të rikonstruktuara, 42-in dhe 19-ën, si dhe konviktet e reja të mjekësisë. Tek sportet: Fusha sportive në Allias, te rruga “Gaqo Tashko”, te “Shyqyri Peza”, pranë Oxhakut dhe te rruga “Belul Hatibi”. Ndërkohë, jemi duke parë edhe për 7-8 terrene të tjera, sepse duam që për vitin kur do të jemi Qyteti Europian i Sportit, të kemi të paktën 100 fusha në të gjithë Tiranën,” tha Veliaj. 

Ai tha se në Njësinë 4 është përmirësuar ndjeshëm rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit. “Fillimisht zgjidhëm kanalizimet - nuk na vjen më Lumi i Tiranës në shtëpi dhe ku është një problem i kaluar. Por ama, ne duam edhe të na vijë uji I pijshëm, kjo është arsyeja përse ndihem vërtetë mirë që në 6 zona të Njësisë 4 kemi përfunduar rrjetin e ujësjellësit dhe duam që vitin tjetër të mbarojmë të gjithë investimin, për ta çuar dhe Njësinë 4, në 24 orë me ujë”, shtoi ai.

Veliaj tha se edhe vitin e ardhshëm në buxhet janë planifikuar disa investime të tjera arsimore, si dhe në infrastrukturë rrugore. Kreu i Bashkisë detajoi të gjitha institucionet që do të zhvendosen në lagjen e re “5 Maji. Sipas tij, është buxhetuar rikonstruksioni i çerdhes nr. 6, po ashtu edhe biblioteka numër 10 në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Sa i përket rindërtimit, Veliaj tha se janë dorëzuar tashmë pallatet e para te “5 Maji, ndërsa pritet të hidhet shorti përpara vitit të ri për 3 godina të tjera. Ai tha se të gjithë atyre që nuk e kanë firmosur ende marrëveshjen për apartamentet e reja, do u ndërpritet bonusi i qerasë.

“E di që, një pjesë e madhe e atyre që marrin bonuset e qirasë, nuk kanë ikur ende nga shtëpitë e dëmtuara. Nuk jemi treguar konservatorë për të thënë se po e quajmë si një ndihmë. Megjithatë, nëse dikush mendon se kjo do vazhdojë pafundësisht dhe meqë ka përfituar bonusin e tërmetit, nuk pranon të nënshkruajë kontratën, po ju them se do t’u ndërpritet. Pra, kushti i bonusit është që do të pranosh të shkosh te shtëpitë e reja. Në një moment, nëse dikush merr bonusin e qirasë dhe nuk nënshkruan dakordësinë që do lëvizë në një apartament të ri, atëherë sigurisht që bonusi do ndërpritet,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap