Buxheti, Xhentil Demiraj:
Investimet në rrezik

Buxheti, Xhentil Demiraj:<br />Investimet në rrezik
TIRANE- Kriza e energjisë apo gjendja emergjente e krijuar nga reshjet e borës në mbarë vendin nuk pritet të sjellin rritjen e nivelit të borxhit publik, pasi ka edhe rrugë të tjera për të ruajtur raportin midis shpenzimeve dhe të ardhurave.

Sipas Xhentil Demirajt, drejtor i Menaxhimit të Borxhit në ministrinë e Financave, një ndërhyrje në buxhet për ndryshimin e shifrës së kufirit të borxhit publik nuk është planifikuar. Sipas Demirajt, edhe gjatë vitit 2012, borxhi publik do të vijojë të mbetet nën nivelin 60 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Në të kundërt, sipas tij, të kërcënuara janë investimet.

Zgjidhja më e mirë, që i përgjigjet krizës, janë investimet që mundësojnë rritjen ekonomike, ndërkohë që rruga që mund të ndiqet në këtë rast është shkurtimi i mëtejshëm i shpenzimeve, çka do të thotë se disa vepra publike mund të mos përfundohen sipas projekteve paraprake, shtoi ai. Nevoja për importe masive të energjisë elektrike ka rikthyer diskutimet lidhur me nevojën për rishikimin e buxhetit të vitit 2012. Vetëm në muajin e parë të këtij viti janë miratuar 5 kredi që variojnë nga 15 milionë deri në 50 milionë euro. Demiraj thotë se në kushtet aktuale po tregohet kujdes maksimal për të menaxhuar nivelin e borxhit. Megjithatë, Demiraj nuk përmendi si faktor mundësinë e uljes të të ardhurave buxhetore edhe këtë vit nën parashikimet qeveritare, siç ka ndodhur vitet e fundit në mënyrë të vazhdueshme.
(gk/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë