TIRANE- Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku në një intervistë për shqiptarja.com thekson se “nëse ekzekutivi nuk ndërmerr edhe ndryshimet përkatëse ne politikat fiskale, ekonomike dhe sociale, por e le gjithçka vetëm në ashpërsimin e penalizimeve në procedurat tatimore, suksesi i nismës vihet seriozisht në dyshim”.

Po ashtu Buxhuku shprehet se masa ndëshkimore duhet të jetë në proporcion me xhiron e biznesit dhe jo në formën aktuale.