Teksa Viti i Ri është në prag dhe të gjithë po lëmë pas krahëve një vit të vështirë, gjestet e bukura janë ato që më shumë se kushdo tjetër kanë nevojë fëmijët.
Për këtë ka menduar edhe Bankers Petrolium, e cila në bashkëpunim me 'Babagjyshin Sekret” ia ka bërë edhe më magjike festat fëmijëve të Fierit, aty ku vetë kompania operon.
Fëmijët i kanë shkruar me dorën e tyre letra Babagjyshit me dëshirat dhe ëndrrat e tyre, dhe projekti social i Bankers ua ka realizuar.
Dhuratat e shpërndara për fëmijët kanë krijuar një atmosferë ndryshe në Fier, duke shtuar buzëqeshjet dhe rritur optimizmin pasi pavarësisht vështirësive solidariteti me njëri-tjetrin i mposht të gjitha.