Buzheti i vitit 2012, Basha
takon banorët e njësisë nr.1

Buzheti i vitit 2012, Basha<br />takon banorët e njësisë nr.1
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, vijoi sot konsultimet me banorë të Njësisë Bashkiake numër 1. Basha bëri të ditur projektet që do të mbështet nga buxheti i vitit 2012.

“Do të kemi vazhdimin e sistemimit të shtratit të Lanës dhe sistemimin e rrugëve paralele, deri tek ura e Shkozës. Ndërtimi i urës së Shkozës, i cili është një premtim i imi, rikonstruksioni i rrugës “Agusht Jorgjevica”, po kështu në zonën e Shkozës, rikonstruksioni i rrugës “Pasko Hysa”, vazhdimin e rrugës “Hasan Sufa” deri tek Materniteti i Ri. Në fushën e arsimit dhe kujdesit social janë përfshirë dy objekte, ndërtimi i shkollës 9- vjeçare, në rrugën “Ali Demi” dhe çerdhja nr. 50 në rrugën ”Shemsi Aga”, tha Basha. “Në këtë buxhet do të nisim modelin e garës, për fonde bashkiake dhe do ta përforcojmë gjatë vitit dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë që minibashkia ku territori mbahet më pastër, atje ku klima ndihet më miqësore ndaj qytetarit dhe biznesit, minibashkia që bën më shumë për rininë, që nga fëmijët e vegjël dhe rinia parauniversitare, do të stimulohet me fonde dhe projekte nga Bashkia e Tiranës.”

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spaho i kthehet Bashës: Mos na trego përralla, i dorëzove Ramës Kuvendin dhe pushtetin vendor në 2019

Spaho i kthehet Bashës: Mos na trego përralla, i dorëzove Ramës Kuvendin dhe pushtetin vendor në 2019