Pak deklarimit fajtor të ‘El Chapos’ bosit meksikan të drogës, tashmë qeveria amerikane dyshon në familjen e tij.
Bëhet fjalë për dy djemtë e tij Joaquin Guzmán Lopez, 34-vjeç dhe Ovidio Guzman Lopez (28) që sipas departamentit të drejtësisë operojnë në Meksikë. Pas arrestimit të babait të tyre, ata kanë marrë në dorë biznesin e familjes. Autoritetet dyshojnë se dy djemtë e mbretit të narko trafikut drejtojnë kartelin famkeq të babait të tyre i cili operon në Meksikë dhe në SHBA.
Zyrtarët kanë ngritur hetimiet paraprake për vëllezrit Lopez. Ata dyshohen që të kenë dorë në transportimin e qindra kilogramëve kokainë dhe marijuanë.