Bënë kërdinë me 192 vjedhje në Francë, dalin para gjyqit 26 shqiptarë

Bënë kërdinë me 192 vjedhje në Francë, dalin para gjyqit 26 shqiptarë

Bizhuteri

FRANCË- 26 shqiptarë kanë dalë sot para trupit gjykues të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Saint Etienne për vjedhje bizhuterish.

Sipas Presidentit të Gjykatës, François Bouriaud, 26 të akuzuarit kanë kryer 192 vjedhje dhe 140 persona kanë rënë pre e vjedhjeve të tyre. 7 shqiptarët nga Kosova dhe 19 nga Shqipëria kanë vjedhur kryesisht bizhuteri në Auvergne Rhône-Alpes.

Sipas mediave franceze, dëmi i shkaktuar nga vjedhjet e shqiptarëve është rreth 220 000 euro dhe bizhuteritë transportoheshin në portin e Antëerp në Belgjikë, ku  shitja e tyre e përgjithshme mendohet të ketë kapur vlerën prej 1 deri në 1.5 milionë euro.

Sa i përket procesit gjyqësor, shqiptarët kanë 4 përkthyes dhe 15 avokatë, për gjyqin i cili pritet të zgjase 2 javë.Disa prej të akuzuarve janë të dyshuar si të përfshirë dhe në një vrasje në Zvicër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër