Bënte kërcënime për pazaret e trafikut të drogës, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali

Bënte kërcënime për pazaret e trafikut të drogës, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali

Foto ilustruese

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundi nga policia italiane, i cili akuzohet se ka kryer kërcënime të ndryshme ndaj personave të ndryshëm për pazare droge.

Sipas mediave italiane mësohet se 36-vjeçari shqiptar me profesion shofer, u arrestua në Besozzo, një qytet në krahinën e Varese në Itali pasi u kap në flagrancë.

Gjatë shërbimit të policisë, shqiptari u kap pasi kërcënoi verbalisht një vajzë me synim përftimin e një sasie parash prej 1200 eurosh.

Nga hetimet e kryera nga policia italiane, rezultonte se 36 vjeçari shqiptar i paidentifikuar kishte kryer shantazhe edhe në raste të tjera me po të njëjtën vajzë.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis