Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi u fut për të vjedhur në një lokal, dhe në një dyqan në Pogradec. I riu është edhe autori i dyshuar i vjedhjes së ndodhur më datë 10 gusht 2023, në një lokal në Pogradec, nga ku ka marrë një çantë me shuma parash të valutave të ndryshme.
Këto vjedhje janë kryer në lagen nr 1 dhen nr 3 të Pogradecit. Në lagjen nr 1 ai vodhi një shumë lekësh në një lokal, ndërsa në lagjen nr. 2, tentoi të vidhte në një dyqan ushqimor. Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme hetimore u dokumentua se 21-vjeçari është autori i dyshuar edhe i vjedhjes së ndodhur më datë 10 gusht, në një lokal në Pogradec, ku është vjedhur një çantë me shuma parash të valutave të ndryshme.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një shumë lekësh dhe një levë hekuri të cilën shtetasi E. S. e ka përdorur për të kryer vjedhjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Zbardhen dhe dokumentohen 3 vjedhje të ndodhura në biznese, në qytetin e Pogradecit. Vihet në pranga një 21-vjeçar, autori i dyshuar. Sekuestrohen një shumë lekësh dhe një levë hekuri të cilën 21-vjeçari e ka përdorur për të kryer vjedhjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas njoftimit se në lagjet nr. 1 dhe 3, Pogradec, ishin kryer vjedhje në dy biznese, organizuan punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec finalizuan operacionin policor të koduar "Agimi" . Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
-E. S., 21 vjeç, banues në Pogradec. Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në lagjen nr. 1, kishte vjedhur një shumë lekësh në një lokal, ndërsa në lagjen nr. 2, ka tentuar të vjedhë në një dyqan ushqimor. Gjithashtu, nga veprimet e mëtejshme hetimore u dokumentua se 21-vjeçari është autori i dyshuar edhe i vjedhjes së ndodhur më datë 10.08.2023, në një lokal në Pogradec, ku është vjedhur një çantë me shuma parash të valutave të ndryshme.